Sport

Mbyllet në paqe pjesa e parë e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Polonisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:40 - 12/10/21 |
Opi Nion

Ka përfunduar në barazim 0-0 pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Poloni në Air Albania, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit Katar 2022.

Minutat e para janë disi më të mira për polakët, duke qenë pranë zonës me disa ndërhyje që bëjnë miqtë të kërkojnë ndërhyrjen e VAR, por gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.

Në 11’ është një moment i mirë për tanët, Roshi shpërthen në të djathtën, por topi i tij në qendër ndalet nga mbrojtja.

Shqipëria ndodhet aktualisht në vendin e dytë, ndërsa Polonia në vendin e tretë.

Një fitore ndaj polakëve i hap rrugën Shqipërisë për play-off, duke afruar një hap më shumë me një ëndërr siç është ajo e pjesëmarrjes në botëror.

 

Pas