Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbyllet me vonesë votimi në Maqedoninë e Veriut

2021/10/17 at 8:37 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbyllet me vonesë votimi në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut votimet për zgjedhjet lokale kanë zgjatur deri në orën 19:30.


Kjo u bë me vendim të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për t’i mundësuar votimin të gjithë personave, të cilët të drejtën e votës nuk e realizuan deri në orën 19.00 e ndërkohë prisnin në radhë pranë qendrave të votimit.

Procesi i votimi është zgjatur për 30 minuta, kryesisht për shkak të problemeve teknike lidhur me votimin biometrik.

Sipas KSHZ-së, deri në orën 18:30 minuta në votime kanë dalë 49.29 për qind e qytetarëve me të drejtë vote, apo 697,637 qytetarë nga 1.8 milion me të drejtë vote.

Pjesëmarrje më e lartë është regjistruar në komunën e Vevçanit, prej rreth 73 për qind ndërsa më e ulët në komunat me shumicë shqiptare në pjesën perëndimore të vendit, edhe atë mes 30 dhe 40 për qind.

Procesi zgjedhor është zhvilluar kryesisht i qetë dhe pa incidente që do të prishnin rrjedhën e votimit.

Konferenca për media e radhës e KSHZ-së është paralajmëruar për në orën 21:00.

Në votimet e ditës së diel qytetarët kanë zgjedhur kryetarët e 80 komunave dhe të këshillave komunalë si dhe Shkupin me dhjetë komuna, që është njësi e veçantë e pushtetit lokal.

Për kryetarë të komunave garuan 299 kandidatë dhe 577 lista këshilltarësh me 10,600 kandidatë.

Gara kryesore në këto zgjedhje zhvillohet mes dy blloqeve politike; LSDM-së dhe BDI-së që janë në pushtet dhe partive opozitare VMRO-DPMNE dhe Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Partitë shqiptare garën e zhvilluan për qytetet me shumicë shqiptare, si Tetovë, Gostivar, Çair, Kërçovë, Strugë, Dibër si dhe disa komuna rurale.

Beteja mes partive maqedonase është përqendruar në qytetet e mëdha si Shkupi, Manastiri, Prilepi, Ohri, Velesi, Shtipi dhe komunat tjera më të vogla.



Ju sugjerojmë

“Travel and Tour Word”: Turistët francezë dhe amerikanë, interes për Shqipërinë
Aktualitet

“Travel and Tour Word”: Turistët francezë dhe amerikanë, interes për Shqipërinë

31 Janar, 2026 9:11 am
Rama ndan pamje nga kantieri “Dua të luaj” në Elbasan: Një hapësirë moderne
Aktualitet

Rama ndan pamje nga kantieri “Dua të luaj” në Elbasan: Një hapësirë moderne

31 Janar, 2026 8:43 am
Parashikimi i motit për këtë javë
Kryesore

Parashikimi i motit, 31 janar 2026

31 Janar, 2026 8:41 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, 31 janar 2026

31 Janar, 2026 8:40 am
Zbulohen lidhjet e Jeffrey Epstein me ambasadorin britanik në SHBA
Bota

Zbulohen lidhjet e Jeffrey Epstein me ambasadorin britanik në SHBA

30 Janar, 2026 10:24 pm
Spanja legalizon qëndrimin e emigrantëve
Bota

Spanja legalizon qëndrimin e emigrantëve

30 Janar, 2026 9:19 pm
Zyrtari iranian: Teherani është gati për bisedime me SHBA, por me kushte
Bota

Zyrtari iranian: Teherani është gati për bisedime me SHBA, por me kushte

30 Janar, 2026 8:12 pm
Dosja “Epstein”, sëmundja e Bill Gates pas marrëdhënieve intime me vajza ruse
Bota

Dosja “Epstein”, sëmundja e Bill Gates pas marrëdhënieve intime me vajza ruse

30 Janar, 2026 7:08 pm
Tuneli i Llogorasë, Bardhi publikon mesazhet e Ballukut dhe Evis Berberit
Politikë

SPAK i tha “Jo” komisionit “Xhafaj”/Bardhi: Intimidimet nuk e shpëtojnë dot qeverinë

30 Janar, 2026 7:02 pm
SPAK i mbyll derën “Xhafajt”, e cilëson cenim të pavarësisë
Aktualitet

SPAK i mbyll derën “Xhafajt”, e cilëson cenim të pavarësisë

30 Janar, 2026 6:26 pm
Para
Protesta në Itali, qytetarët kundër certifikatës së detyrueshme të vaksinimit

Protesta në Itali, qytetarët kundër certifikatës së detyrueshme të vaksinimit

Varianti Delta e ka humbur fuqinë

Varianti Delta e ka humbur fuqinë

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, LSDM dhe BDI shpallin fitore
















TE FUNDIT

“Travel and Tour Word”: Turistët francezë dhe amerikanë, interes për Shqipërinë

“Travel and Tour Word”: Turistët francezë dhe amerikanë, interes për Shqipërinë
31 Janar, 2026

Turizmi në Shqipëri po ndryshon profil: Rritet ndjeshëm interesi nga Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara, shkruan faqja e njohur...

Lexo më shumë

Rama ndan pamje nga kantieri “Dua të luaj” në Elbasan: Një hapësirë moderne

Rama ndan pamje nga kantieri “Dua të luaj” në Elbasan: Një hapësirë moderne
31 Janar, 2026

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë pamje nga kantieri i këndit “Dua të luaj” në qytetin e Elbasanit, përmes...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 31 janar 2026

Parashikimi i motit për këtë javë
31 Janar, 2026

Për ditën e shtunë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me...

Lexo më shumë

Horoskopi, 31 janar 2026

Horoskopi, 22 nëntor 2023
31 Janar, 2026

Dashi Do iu konkretizohen shume nga ëndrrat tuaja sot dhe do ndiheni me se miri ne krahët e partnerit. Shfrytëzojeni...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com