-Destinacione

Mbyllet kulla Eiffel, ja arsyeja

               Publikuar në : 18:45 - 22/01/19 |
Gerta

Për shkak të motit të keq dhe reshjeve të dëborës Kulla e famshme e Parisit është mbyllur në 22 janar.

Nuk dihet sa ditë do të qëndrojë e mbyllur, por ky lajm ka marrë hapësirë në disa prej mediave franceze me qëllim të njoftonin turistët për mbylljen e saj.

Pas ndërprerjes së trafikut, është njoftuar edhe mbyllja e Kullës Eiffel në kryeqytetin francez, për shkak të të ftohtit të madh që ka përfshirë vendin dhe dëborës.

Reshjet e dëborës kanë arritur deri në 5 centimetra në këtë zonë dhe e gjithë Franca, përfshirë Parisin është përfshirë nga këto rryma të ftohta ajri që vijnë nga Icelanda, raportojnë mediat franceze .

/Burimi:seattletimes.com
G.Z

Pas