Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbyllet hetimet për grabitjen e makinës së bankës: Ja për çfarë akuzohen policët privatë

2017/03/26 at 10:47 AM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Video/ Si u grabitën 2 milionë euro të BKT në rrugën e Rinasit

Janë mbyllur hetimet për grabitjen e makinës së Bankës më 9 Shkurt të këtij viti. Bëhet fjalë për hetimin e 6 punonjësve të kompanisë së sigurimit fizik, ndërsa vazhdon hetimi për autorët e bandës së grabitjes.


Punonjësit e kompanisë private të sigurimisë që shoqëronin shumën mometare, përkatësisht: Fatmir Gapi, Xhelil Metaj, Dashamir Balla, Përparim Logu, Endrit Daci dhe Gentian Dedja akuzohen për shpërdorim deryre kryer në bashkëpunim.

Përmes një njoftimi për mediat, Prokuroria e Tiranës jep të gjithë detajet dhe faktet se pse policët privatë janë fajtorë:

“Ata kishin për detyrë që të kryenin transportin me dy automjete të monedhave të ndryshme në valutë nga selia e një banke të nivelit të dytë në Tiranë, në drejtim të aeroportit të Rinasit, ku paratë do të imbarkoheshin në avion.

Rrugës për në Rinas, në zonën pranë një Universiteti privat, automjetet e transportit të parave u ndaluan nga disa persona të armatosur, të cilët, pasi neutralizuan rojet fizike, vodhën disa thasë me para, të cilat, gjatë hetimit, rezultoi që ishin rreth 3.2 milionë euro.

Nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës rezultoi se punonjësit e kompanisë së sigurimit fizik, të ngarkuar me transportin e kësaj shume parash, nuk kanë kryer detyrat e tyre, duke bërë të mundur që agresorët të merrnin paratë dhe të largoheshin.

Hetimi për 6 punonjësit e kompanisë së sigurimit është zhvilluar nën masën e sigurisë “arrest në burg”.

Ndërkohë, për ekzekutorët e vjedhjes, hetimet po zhvillohen nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda dhe deri më tani janë të arrestuar disa persona si të dyshuar se kanë qenë pjesëmarrës aktivë në grabitjen me armë.

Sa u përket përgjegjësisë së punonjësve të kompanisë së sigurimit fizik, Prokuroria e Tiranës ka krijuar bindjen e bazuar në prova se ata duhet të gjykohën për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

Në mënyrë të përmbledhur, nga ana e Prokurorisë së Tiranës janë konstatuar, veç të tjerave, disa shkelje, për të cilat mbajnë përgjegjësi punonjësit e ngarkuar me shoqërimin e shumave të parave, të cilat u bënë objekt vjedhjeje në datën 09.02.2017.

Kështu, Prokuroria e Tiranë ka konstatuar si shkelje se:

1- nga ana e të pandehurve, çanta me GPS (e cila mund të ndihmojë vendndodhjen e parave në rast vjedhjeje) nuk është futur midis parave të tjera. Kjo çantë është mbajtur veçuar në kabinën e mjetit dhe nuk është vënë në punë. Ky veprim është kryer me dashje.

2- Nuk është lidhur me sallën opertative për ngjarjen e ndodhur. Lidhja me sallën operative është e nevojshme në rastin konkret për të zbuluar autorët e veprës penale.

3- Mungon instruktazhi i punonjësve të kompanisë së sigurimit që kanë transportuar para se si duhet të veprohej në raste të tilla.

4- Makinat nuk kanë qenë të blinduara dhe janë depërtuar nga predhat e plumbave të qëlluara prej grabitësve. Kjo do të thotë se të gjithë personat nuk duhej që të lëviznin me këto makina, pasi janë jashtë standartit.

5- Në këto kushte, pa eksperiencë, duke shkelur ligjin, punonjësit me dashje direkte kanë shpërdoruar detyrën. Ata, me dashje, kanë shkelur ligjin, duke mos respektuar kushtet e sigurisë.

6- Janë fikur pa asnjë shkak kamerat e sigurisë së makinave të blinduara. Kjo do të thotë se, me dashje, të gjithë personat që kanë qenë në makinë, kanë ulur kushtet e sigurisë së lëvizjes së parave, si edhe janë bërë pengesë për zbardhjen e mekanizimit të ngjarjes. Pas ngjarjes ka rezultuar se kamerat e të dy makinave nuk kanë qenë në punë.

Të gjitha këto veprime janë bërë me dashje direkte dhe kanë lidhje edhe më pasojën e ardhur.

Po kështu, në kundërshtim me sa parashikojnë aktet ligjore dhe ato nënligjore në zbatim të tyre, nga kqyrja, ka rezultuar se nuk ka patur asnjë gjurmë të njoftimit me alarm nga punonjësit e shoqërimit, konkretisht të automjetit të blinduar.

Për këto shkelje, si edhe të tjera, Prokuroria e Tiranës ka analizuar përgjegjësinë e 6 punonjësve të sigurisë, për të cilët kërkon gjykimin e tyre për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim”.

Etiketa: akuzaGRABITJEmbyllen hetimetpolic privatRinas


Ju sugjerojmë

Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!
Aktualitet

Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!

11 Korrik, 2025 10:03 pm
Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona
Aktualitet

Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona

11 Korrik, 2025 9:45 pm
Përmbytjet vdekjeprurëse, Donald Trump viziton Teksasin
Bota

Përmbytjet vdekjeprurëse, Donald Trump viziton Teksasin

11 Korrik, 2025 9:30 pm
Urdhri i Ramës, Mëlyshi: Asnjë kryebashkiak nuk duhet ta zbatojë
Politikë

Urdhri i Ramës, Mëlyshi: Asnjë kryebashkiak nuk duhet ta zbatojë

11 Korrik, 2025 9:14 pm
Popullsia e BE-së arrin rritje rekord, 450 milionë banorë në 2024
Bota

Popullsia e BE-së arrin rritje rekord, 450 milionë banorë në 2024

11 Korrik, 2025 8:59 pm
Festivali “Umbria Jazz”, policia shqiptare në ndihmë të autoriteteve italiane
Aktualitet

Festivali “Umbria Jazz”, policia shqiptare në ndihmë të autoriteteve italiane

11 Korrik, 2025 8:38 pm
Gjenocidi i Srebrenicës, Marta Kos: Plagë e thellë në historinë europiane!
Politikë

Gjenocidi i Srebrenicës, Marta Kos: Plagë e thellë në historinë europiane!

11 Korrik, 2025 8:24 pm
Mjekët pa Kufij: Ka rritje të madhe të kequshqyerjes në Gazë
Bota

Mjekët pa Kufij: Ka rritje të madhe të kequshqyerjes në Gazë

11 Korrik, 2025 8:08 pm
Ministria e Drejtësisë e Serbisë thotë se ishin në shënjestre të sulmi hakerësh
Rajoni

Ministria e Drejtësisë e Serbisë thotë se ishin në shënjestre të sulmi hakerësh

11 Korrik, 2025 7:57 pm
Incidenti në Theth,përfaqësuesi i IKMT-banorëve:S’ka Zot të vrasë punonjësit e…
Aktualitet

Incidenti në Theth,përfaqësuesi i IKMT-banorëve:S’ka Zot të vrasë punonjësit e…

11 Korrik, 2025 7:35 pm
Para
Ledion Liço vjedh shtetin, ja akuza e gazetarit Bledi Mane për moderatorin e T.CH

Habit moderatori shqiptar: Unë jam në borxhe

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë denoncon: Po betonizohet kalaja e Tiranës!

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë denoncon: Po betonizohet kalaja e Tiranës!

Të fortët, djem deputetësh rrihen me truprojat në lokal nate

Përgjimet/ A është Tom Doshi, ai që solli në Shqipëri detektivin izraelit?
















TE FUNDIT

Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!

Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!
11 Korrik, 2025

Kisha Katolike ka reaguar lidhur me situatën në Theth, ku pati përplasje mes banorëve dhe policisë së bashku me zyrtarët...

Lexo më shumë

Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona

Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona
11 Korrik, 2025

Pavarësisht orëve të vona, nata nuk do të jetë e qetë për Thethin. Atje vijon zhvendosja dhe prishja e subjekteve...

Lexo më shumë

Përmbytjet vdekjeprurëse, Donald Trump viziton Teksasin

Përmbytjet vdekjeprurëse, Donald Trump viziton Teksasin
11 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbërriti këtë pasdite në Teksas, shteti i zhytur në zi pas përmbytjeve që vranë të...

Lexo më shumë

Urdhri i Ramës, Mëlyshi: Asnjë kryebashkiak nuk duhet ta zbatojë

Urdhri i Ramës, Mëlyshi: Asnjë kryebashkiak nuk duhet ta zbatojë
11 Korrik, 2025

Në një takim me kryetarët e bashkive, kryeministri Edi Rama u kërkoi atyre që të shkarkojnë të gjithë drejtuesit e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com