Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbyllet gjyqi për Paplekajn, vendimi shpallet më 1 Korrik/ Avokati: Qëlloi në kushtet e vetëmbrojtjes 

2024/06/21 at 4:03 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dyshohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, nis shqyrtimi i çështjes ndaj Arbër Paplekajt 

Më 1 Korrik në orën 14:00 do të vendoset përfundimisht fati i ish-efektivit të RENEAS Arbër Paplekaj dhe ish-efektivëve të Policisë së Elbasanit, për ngjarjen e ndodhur 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të Prillit 2021. 

Në atë ngjarje gjatë përplasjes me armë mes grupit të mbrojtjes së votës, të Partisë Demokratike dhe mbështetësve të Partisë Socialiste, humbi jetën Pjerin Xhuvani dhe u plagosën disa persona të tjerë. Gjatë konkluzioneve përfundimtare mbrojta e Paplekajt ka pretenduar se gjithçka ka ndodhur në kushtet e vetëmbrojtes dhe tronditjes së rëndë psiqike. 

“Arbër Paplekaj nuk ka reaguar ndaj fyerjeve dhe dhunës fizike, por ka reaguar kur është qëlluar me armë dhe një nga miqtë e tij është dëmtuar. Nga ekspertimi i rrobave të viktimës rezulton se ka faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri. Për shkak të distancës është e qartë se këto faktorë nuk janë nga arma e Paplekajt. Kjo do të thotë që në një distancë më afër se një metër Xhuvani ka pasur dikë që ka qëlluar me armë. Jemi para kushteve të mbrojtjes së nevojshme. Nuk është veprim i provokuar nga Paplekaj. Ajo ngjarje ka zgjatur disa sekonda, tregon se jemi në ngjarje të menjëhershme. Nuk ka qenë sulm i hamendësuar, por real. Ky grup ka qenë si trupë e vetme që vepronin njëherësh dhe në drejtim ishte Pjerin Xhuvani, kundër Paplekajt e personave të tjerë.” 

Po ashtu dy ish-zëvëndësdrejtorët e Policisë së Elbasanit Albert Nushi e Nikollaq Palla dhe 6 efektivët e “Shqiponjave” Dedion Duraku, Pëllumb Biçaku, Erion Balla, Erion Meçja, Donald Dedja dhe Besmir Kadiu, kanë mohuar akuzat. Ata pretendojnë se gjithçka ka ndodhur brenda disa sekondave dhe se nuk kanë konsumuar elemente të veprës penale të shpërdorimit të detyrës dhe kallëzimit të rremë para OPGJ. 

Efketivët theksuan se nuk kishin mundësi të vepronin dhe të nxirrnin armët pasi ishte e pamundur për shkak të turmës së njerëzve që ishin të pranishëm në konflikt. Dy ish-nëndrejtorët kanë pretenduar se ishin në mes të përplasjes dhe kanë rrezikuar edhe jetën. 

Prokurori i Apelit në seancë u shpreh se përtej hetimit gjyqësore nuk u sollën prova të reja. Gjykata e Elbasanit e dënoi Arbër Paplekajn me 22 vite burgim ndërsa për dy ish-zëvëndësdrejtoritë e policisë së Elbasanit Albert Nushi e Nikollaq Palla u vendos 1 vit shërbim prove dhe për 6 efektivët e forcave Shqiponja nga 16 muaj shërbim prove. 

Klan News 

Ju sugjerojmë

Pionieri i ADN-së, shkencëtari James Watson ‘shuhet’ në moshën 97-vjeçare
Bota

Pionieri i ADN-së, shkencëtari James Watson ‘shuhet’ në moshën 97-vjeçare

7 Nëntor, 2025 10:38 pm
Balluku takohet me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme
Aktualitet

Balluku takohet me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

7 Nëntor, 2025 9:43 pm
Pse Hungaria është e përshtatshme për një takim të ardhshëm të Trump dhe Putin
Bota

Pse Hungaria është e përshtatshme për një takim të ardhshëm të Trump dhe Putin

7 Nëntor, 2025 9:38 pm
Gjendet i djegur brenda makinës një person në Athinë, dyshohet se është shqiptar
Kronikë

Gjendet i djegur brenda makinës një person në Athinë, dyshohet se është shqiptar

7 Nëntor, 2025 8:36 pm
Bllokuan korsinë e emergjencës, policia heq me karroatrec makinat
Aktualitet

Bllokuan korsinë e emergjencës, policia heq me karroatrec makinat

7 Nëntor, 2025 6:58 pm
U kapën me kokainë dhe fishekë gjuetie, dy të arrestuar në Kakavijë
Kronikë

U kapën me kokainë dhe fishekë gjuetie, dy të arrestuar në Kakavijë

7 Nëntor, 2025 5:51 pm
SPAK firmos 9 masa sigurie për ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë dhe biznesmenë
Kronikë

Akuzohen se ofruan para për të blerë vota për PS, SPAK dërgon për gjykim tre persona

7 Nëntor, 2025 5:08 pm
Ukraina: Gati 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse
Bota

Ukraina: Gati 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse

7 Nëntor, 2025 5:03 pm
Indi, treni me pasagjerë përplaset me atë të mallrave, 11 viktima
Bota

Indi, treni me pasagjerë përplaset me atë të mallrave, 11 viktima

7 Nëntor, 2025 4:08 pm
Ndeshja mes Andorrës dhe Kombëtares shqiptare, FSHF nxjerr në shitje biletat
Sport

Ndeshja mes Andorrës dhe Kombëtares shqiptare, FSHF nxjerr në shitje biletat

7 Nëntor, 2025 3:57 pm
Para
Aksident në Korçë, makina përplas motorin, plagoset drejtuesi

Shpërthen bombola e gazit në Vlorë, 62-vjeçarja përfundon në spital 

Vuçiç bisedë telefonike me Macron, i kërkon të mbajë çështjen me Kosovën lart në axhendën e BE-së 

Vuçiç bisedë telefonike me Macron, i kërkon të mbajë çështjen me Kosovën lart në axhendën e BE-së 

Sllovaki-Ukrainë/ Schranz i dhuron avantazhin sllovakëve

Sllovaki-Ukrainë/ Schranz i dhuron avantazhin sllovakëve

TE FUNDIT

Pionieri i ADN-së, shkencëtari James Watson ‘shuhet’ në moshën 97-vjeçare

Pionieri i ADN-së, shkencëtari James Watson ‘shuhet’ në moshën 97-vjeçare
7 Nëntor, 2025

Shkencëtari James Watson, fitues i Çmimit Nobel, bashkëzbulues i strukturës së ADN-së, ka ndërruar jetë në moshën 97 vjeç. Hulumtimi...

Lexo më shumë

Balluku takohet me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

Balluku takohet me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme
7 Nëntor, 2025

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është takuar në Athinë me Sekretarin amerikan të Energjisë, Chris Wright,...

Lexo më shumë

Pse Hungaria është e përshtatshme për një takim të ardhshëm të Trump dhe Putin

Pse Hungaria është e përshtatshme për një takim të ardhshëm të Trump dhe Putin
7 Nëntor, 2025

Presidenti Donald Trump u tha gazetarëve se do të donte të zhvillonte një takim të mundshëm me homologun rus Vladimir...

Lexo më shumë

Gjendet i djegur brenda makinës një person në Athinë, dyshohet se është shqiptar

Gjendet i djegur brenda makinës një person në Athinë, dyshohet se është shqiptar
7 Nëntor, 2025

Një krim makabër ka ndodhur në Greqi. Kufoma e një mashkulli të djegur, i lidhur me pranga në sediljen e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com