Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbyllet gazeta më e madhe pro-demokracisë në Hong Kong

2021/06/23 at 8:20 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbyllet gazeta më e madhe pro-demokracisë në Hong Kong

Gazeta më e madhe pro-demokracisë në Hong Kong Apple Daily, ka njoftuar se do të mbyllet më vonë gjatë kësaj jave.

Ky vendim përbën goditje të rëndë për lirinë e mediave në këtë qytet.

Bordi i drejtorëve ka thënë më 23 qershor se edicionet e printuara dhe ato online, nuk do të publikohen pas 26 qershorit, për shkak të “situatës aktuale në Hong Kong”.

Ky vendim vjen pas arrestimit të kryeredaktorit të gazetës dhe pesë zyrtarëve tjerë ekzekutivë, pas dyshimeve se ata kanë shkelur Ligjin e ri për siguri kombëtare.

Zyrtarët po ashtu kanë ngrirë asetet në vlerë të 2.3 milionë dollarëve, që kanë qenë në pronësi të kompanive të lidhura me gazetën.

Policia ka cituar dhjetëra artikuj të publikuar nga Apple Daily si të dhëna për komplotet e supozuara për vendosje të sanksioneve të huaja ndaj Hong Kongut dhe Kinës.

Pronari miliarder i gazetës dhe themeluesi Jimmy Lai, është dënuar me burgim për pjesëmarrje në protestat pro-demokracisë, të cilat kanë shpërthyer në Hong Kong më 2019 dhe kanë sfiduar udhëheqësinë e Pekinit.

Ai përballet edhe me akuza të reja nën Ligjin për siguri kombëtare, përfshirë bashkëpunimin me shtete të huaja.

Ligji, që është kritikuar ndërkombëtarisht, i kthen në vepra penale: thirrjet për shkëputje të territorit, terrorizmin, bashkëpunimin me forcat e huaja dhe përfshin edhe ndëshkimin për burgim të përjetshëm.

Autoritetet në Pekin dhe Hong Kong, kanë thënë se legjislacioni ka qenë i nevojshëm për të sjellë stabilitet, por kritikët besojnë se ai synon të heshtë disidentët.

Më shumë se 100 persona janë arrestuar nën këtë ligj.

Hong Kongu është pjesë e Kinës, mirëpo funksionon sipas organizimit “një shtet, dy sisteme”, çka nënkupton se ky qytet ka sistemin e vet ligjor dhe të drejtat, që përfshijnë atë për liri të shprehjes dhe liri të shtypit.

Shumë persona në Hong Kong, ashtu sikurse edhe grupe për të drejta të njeriut në demokracitë perëndimore, kanë akuzuar Pekinin për shkatërrim të lirive dhe autonomisë së këtij qyteti në vitet e fundit./REL

Etiketa: arrestimegazeteHON KONG

Ju sugjerojmë

Auto-Skicë
Bota

Orbani takohet me Dodikun: Hungaria s’e pranon dënimin e gjykatës ndaj tij

5 Gusht, 2025 6:00 pm
Thirrjet antishqiptare në Kumanovë/Berisha: Një akt nacionalizmi primitiv
Aktualitet

Thirrjet antishqiptare në Kumanovë/Berisha: Një akt nacionalizmi primitiv

5 Gusht, 2025 5:27 pm
Presidentja Osmani i kërkon Qeverisë ta pezullojë tarifën për importet nga SHBA-ja
Rajoni

Vjosa Osmani tërheq kërkesën në Kushtetuese: Gjyqtari i caktuar paraqet rrezik

5 Gusht, 2025 5:10 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Shiti dy herë të njëjtin apartament, procedohet penalisht noterja në Tiranë

5 Gusht, 2025 4:49 pm
Proda me përfaqësuesin e Ambasadës së Kinës: Bashkëpunim në luftën kundër krimit
Aktualitet

Proda me përfaqësuesin e Ambasadës së Kinës: Bashkëpunim në luftën kundër krimit

5 Gusht, 2025 4:23 pm
Në 6 muaj bizneset dhe qytetarët morën 36.2 miliardë lekë kredi për shtëpi
Aktualitet

Në 6 muaj bizneset dhe qytetarët morën 36.2 miliardë lekë kredi për shtëpi

5 Gusht, 2025 4:06 pm
Arrestohet në Serbi një shtetas i Kosovës
Rajoni

Arrestohet në Serbi një shtetas i Kosovës

5 Gusht, 2025 3:32 pm
BE-ja pezullon tarifat hakmarrëse pas marrëveshjes tregtare me Trumpin
Bota

BE-ja pezullon tarifat hakmarrëse pas marrëveshjes tregtare me Trumpin

5 Gusht, 2025 3:12 pm
Vatër zjarri në Peqin, era e fortë dhe temperaturat e larta ndihmojnë përhapjen
Aktualitet

Vatër zjarri në Peqin, era e fortë dhe temperaturat e larta ndihmojnë përhapjen

5 Gusht, 2025 2:29 pm
Kinë/ Mbi 7,000 persona të infektuar me virusin që transmetohet nga mushkonjat
Bota

Kinë/ Mbi 7,000 persona të infektuar me virusin që transmetohet nga mushkonjat

5 Gusht, 2025 2:24 pm
Para
Kryetari i ri i AMA-s, Vokshi: Rama ka paracaktuar zëdhënësen e tij

Kryetari i ri i AMA-s, Vokshi: Rama ka paracaktuar zëdhënësen e tij

Tiranë/ 45-vjeçari gjendet i pajetë në rrugë, dyshimet e para të policisë

Tiranë/ 45-vjeçari gjendet i pajetë në rrugë, dyshimet e para të policisë

“Kushtetuesja” pezullon gjykimin për zgjedhjet e 30 qershorit

"Kushtetuesja" pezullon gjykimin për zgjedhjet e 30 qershorit

TE FUNDIT

Orbani takohet me Dodikun: Hungaria s’e pranon dënimin e gjykatës ndaj tij

Auto-Skicë
5 Gusht, 2025

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, dhe ministri i Jashtëm Peter Szijjarto, u takuan të martën në Budapest me liderin serb...

Lexo më shumë

Thirrjet antishqiptare në Kumanovë/Berisha: Një akt nacionalizmi primitiv

Thirrjet antishqiptare në Kumanovë/Berisha: Një akt nacionalizmi primitiv
5 Gusht, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ndaj thirrjeve antishqiptare të bëra gjatë një ndeshjeje në qytetin e Kumanovës...

Lexo më shumë

Vjosa Osmani tërheq kërkesën në Kushtetuese: Gjyqtari i caktuar paraqet rrezik

Presidentja Osmani i kërkon Qeverisë ta pezullojë tarifën për importet nga SHBA-ja
5 Gusht, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të martën se e ka tërhequr një kërkesë drejtuar në korrik Gjykatës Kushtetuese...

Lexo më shumë

Shiti dy herë të njëjtin apartament, procedohet penalisht noterja në Tiranë

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
5 Gusht, 2025

Policia ka nisur procedimin penal për një notere në kryeqytet, pasi ka përpiluar 2 kontrata shitjeje për të njëjtin apartament. Sipas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com