-Kulturë

Mbyllet Festivali i Venecias, triumfon filmi francez me aktoren shqiptare


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:33 - 12/09/21 |
Opi Nion

Është mbyllur Festivali i filmit në Venecia, me fitues filmin francez “L’évenement” të regjisores franko-libaneze Audrey Diëan.

Ky film që ka arritur të rrëmbejë çmimin Luani i Artë, trajton temën dramatike të abortit të paligjshëm. Në këtë film interpreton edhe aktorja shqiptare nga Kosova, Luana Bajrami

Ndërkohë, çmimi special i jurisë shkoi për filmin autobiografik “E stata la mano di Dio” i regjisorit italian Paolo Sorrentino.

Aktori më i mirë u shpall John Arcilla me filmin “On the job” mbi korrupsionin e politikanëve dhe kompromiset e mediave, ndërsa aktoria  më e mirë u shpall Penelope Cruz, protagoniste e dy filmave në festival, por që triumfoi me filmin e mikut të saj Pedro Almodovar, “Madres parallelas” në rolin e një mamaje single.

Pas