Është mbyllur dita e parë e rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës, proces që do të vijojë edhe për disa ditë me radhë.
Deri pak minuta më parë janë hapur kutitë e rreth 60 qendrave të para të votimit, verifikimi i të cilave ka treguar pasaktësi të vogla si në votën mes subjekteve politike, ashtu edhe mes kandidatëve, por pa ndikuar në rezultatin e shpërndarjes së mandateve.
Pas përfundimit të kësaj faze, do të fillojë rinumërimi në qarkun e Fierit me 587 kuti, e më pas në Durrës, ku do të shqyrtohen 360 kuti votimi, përfshirë 85 kuti të diasporës për këtë qark.
Në këtë proces janë angazhuar 24 grupe pune.
Klan News