Në kuadër të masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, Qeveria ka vendosur që deri më 3 prill të mbyllen të gjitha baret, restorantet dhe lokalet në të gjithë Shqipërinë.
Urdhri është firmosur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Bëhet me dije se subjektet që nuk do i binden urdhrit do të gjobiten. Ministria e Shëndetësisë theskon se do të lejohet shërbimet në banesë, por duhet të kryhet duke respektuar rregullat higjienike të miratuara./ Opinion.al