Kronikë

Mbyllen hetimet për vrasjen e efektivit Xhuliano Prela, dosja shkon në gjykatë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:24 - 18/01/22 |
Opi Nion

Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen e vrasjes së efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës Xhuliano Prela.

Efektivi i FNSH u vra në muajin Dhjetor të vitit 2020 në Gajush të Lezhës. Në lidhje me këtë ngjarje janë marrë të pandehur dy persona Redion Hysa dhe Nikoll Sherniku.

Nga hetimet e kryera, Prokuroria ka dalë në konkluzionin se Redion Hysa është autori i dyshuar i vrasjes, ndërsa ndaj Nikoll Shernikut është ngritur akuza “Moskallëzim krimi”.

Redion Hysa bashkë me kushëririn e tij Sokol Hysa u arrestuan nga Policia e Lezhës më 28 Dhjetor të vitit 2020, pasi kishin qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të karburantit kamerat e së cilit kishin filmuar vrasjen e policit.

Ndaj dy të rinjve u ngritën akuzat “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve” dhe “Kanosjes me armë”, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 28 gëzhoja.

Por përgjegjësia penale e Redion Hysës, u rëndua në muajt në vijim, pasi njëra nga armët, pistoleta e gjetur në depozitën e ujit që ndodhej mbi tarracën e shtëpisë së tij, ka rezultuar se ishte përdorur në ngjarjen e 5 Dhjetorit 2020, ku mbeti i vrarë efektivi i FNSH-së, Xhuliano Prela.

Ekspertiza balistike ka provuar shkencërisht se pistoleta që mbahej e fshehur në depozitën e ujit, ka kryer 3 qitje në fshatin Gajush të Lezhës, vendi ku u gjet i vrarë efektivi i policisë. Madje ekspertët shtojnë se edhe predha, që i ka marrë jetën punonjësit të policisë, është qitur pikërisht nga arma e gjetur në banesën e Redion Hysës.

Lidhur me këto rezultate të hetimeve, Hysa ka preferuar të mos flasë dhe mos japë asnjë shpjegim.

 

Pas