Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbylle Zërin e Amerikës

2016/11/14 at 10:17 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Vend aromatik

Nga Edison YPI


Zoti Trump, E kam ndjekur me vite Zërin e Amerikës. Me frikë, me kufje, me dritare të mbuluar me batanije, me valë të mesme, të shkurtra, të gjata, mes zhurmash, fërshëllimash, rrapëllimash, krismash. Kam njohur plot të tjerë që gjithashtu e kanë dëgjuar Zërin e Amerikës pa u epur nat’ për natë, deri në fund të jetës, derisa kanë vdekur. Bënim një lloj gare në atë kohë kush e ka dëgjuar më gjatë pa ndërprerje. Një miku im e ka dëgjuar Zërin e Amerikës 35 vjet rrjesht pa e lënë asnjë ditë, as kur kishte qënë sëmurë apo çfardo arësye tjetër. Megjithatë e vërteta është se as unë dhe askush, as atëhere dhe as tani, nuk kujtojmë asgjë eksluzive të dëgjuar nga Zëri i Amerikës.

Kemi qënë entuziastë. Por entuziastë në hava. Përveç mbajtjes gjallë të frymës, si dhe një filli të padukshëm që na bashkonte ne që e dëgjonim, që s’ësht pak, nuk bëjmë dot asnjë bilanc të gjithatyre frikërave, gjithë asaj vëmendjeje që i kemi kushtuar. Lidhur me spekulimet sa e rrezikshme ishte ta dëgjoje dhe pasojat që mund të vuaje, e vërteta është kjo; Askush nuk është futur në burg apo internuar vetëm sepse dëgjonte Zërin e Amerikës. Përdornin një djallëzi tjetër. Të burgosnin për të tjara shkaqe, dhe, pavarsisht sa e vërtetë ishte, shtonin se “dëgjon radiot e huaja”, ndonjëherë edhe “dëgjon Zërin e Amerikës”, por pa cilësuar se çfarë konkretisht kishte dëgjuar. Ishte e qartë pse vepronin në këtë mënyrë. S’kishin se ku të kapeshin. Zërin e Amerikës nuk transmetoi pothuajse kurrë ndonjë gjë të rëndësishme që të kishte lidhje direkte me skëterrën dhe banorët e skëterrës. Vetëm anës e anës gjëra që i dinim. Gjatë atyre viteve, përveçse për tu llafosur me njëritjetrin që të mos na fikej kandili, nuk na ka shërbyer pra për gjë tjetër. Ky kontribut nuk është zero. Por tepër pak nga vendi drejt të cilit mbanim sy e veshë natë e ditë.

Zërii i Amerikës ka qënë një lloj luani që gjithë kohën fle i rrethuar nga ca kaproj me lot në sy që dridhen nga frika e një kopeje me ujq që i ndjek. Tigri është zgjuar ndonjëherë për tu shtriqur dhe për t’ja futur përsëri gjumit, duke i lënë kaprojtë të habitur se pse nuk ua nguli dhëmbët ujqërve nga pas.

Më beso zoti Trump, ësht tepër e përgjumur ajo radio. Për të mos thënë çfarë pëshpëritet se ka qënë dhe është e mbajtur peng nga Sigurimi, sot e kësaj dite dremit e dremit pa u ndalur brenda një letargjie të pafundme. Pa folur pastaj për një lloj ndryshku që e karakterizon, zërat e spikerave, për shembull, ashtu i ka ajo radio, si një pllaqurtitje me ta shpif, si një gllugllugllu pa pik lezeti që duket sikur vjen nga fundi i detit.

Sot që shqiptarët informohen nga qindra drejtime në një mijë mënyra, Zëri i Amerikës ka mbetur më batall se kurrë. Nuk do të thotë asgjë se e përcjellin nja dy televizione. Nuk janë shqiptarët që ulen para atyre televizioneve për të parë Zërin e Amerikës. Janë ato televizione që ua sjellin shqiptarëve Zërin e Amerikës para fytyrës.

Kur s’na duhet neve, s’mund t’ju duhet juve që e bëni për neve. Mbylle. Jo për arësye politike, ideologjike, gjeostrategjike. Thjesht sepse nuk ka rendimentin e duhur. Tashmë që Shqipëria është e hapur, mundësojua shqiptarëve ta prekin Amerikën “live” dhe jo me ndërmjetësinë e eterit. Nëse ke ndonjë ide tjetër për ta sjellë Zërin e Amerikës në binarë duke e reformuar thellësisht që tu përcjelli shqiptarëve me efikasitetin e nevojshëm idetë novatore të administratës së re, byrum, bëje. Ama po e le kështu si është, më mirë mbylle. Hiç mos kij frikë se mund tja zërë vendin ndonjë radio ruse, arabe, kineze, turke etj. S’ka cili vend t’i zihet diçkaje që vend kurrë nuk ka pasur.

S’ke për të humbur asgjë nga mbyllja e diçkaje që ekziston por askush nuk di të thotë kujt i lypset, pse duhet, cilit qëllim i shërben. Përkundrazi ka shumë të ngjarë që përmes këtij veprimi më se të arsyshën t’i bësh një të mirë sado modeste një populli i cili ngaqë ende nuk di si ta përdori Lirinë ndjehet më rehat duke u ngushtuar se duke u zgjeruar. Sidomos pakicës së këtij populli, e cila të drejtën e ka por nuk e gëzon dot për shkak të shumicës thellësisht të indoktrinuar për faj të së cilës shumicë ky vend shkon pa u ndalur nga skemat piramidale te vetshkatërrimi, nga vetshkatërrimi tek hashishi, nga hashishi te krimi, e kështu me rradhë. Është e paimagjinueshme se si ti si biznesmeni super i suksesshëm mund të lejosh diçka që në mënyrë kaq flagrante bie ndesh me prakticitetin amerikan. Megjithatë ti e di vet ç’bën. Sa më lart nuk është më tepër se një sugjerim dashamir.



Ju sugjerojmë

“Mori paratë dhe u zhduk”, ‘lumë’ denoncimesh për avokaten e Lushnjes
Aktualitet

“Mori paratë dhe u zhduk”, ‘lumë’ denoncimesh për avokaten e Lushnjes

17 Qershor, 2025 9:26 pm
“I ka hyrë me tullë, u rrëzua duke i rënë burrit”, fqinji godet e nxin gruan
Aktualitet

“I ka hyrë me tullë, u rrëzua duke i rënë burrit”, fqinji godet e nxin gruan

17 Qershor, 2025 9:06 pm
Vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan
Aktualitet

Vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan

17 Qershor, 2025 8:50 pm
Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”
Bota

Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”

17 Qershor, 2025 8:47 pm
Rritet me 23% numri i netëqëndrimeve të turistëve të huaj në Shqipëri
Aktualitet

Rritet me 23% numri i netëqëndrimeve të turistëve të huaj në Shqipëri

17 Qershor, 2025 8:21 pm
Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste
Bota

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

17 Qershor, 2025 8:13 pm
SHBA godet mallrat kineze me tarifë 145%
Bota

Trump shton tensionet:E dimë ku fshihet lideri i Iranit, s’do ta vrasim për momentin

17 Qershor, 2025 8:00 pm
Raporti i Eurostat: Mbi 1500 të mitur të pashoqëruar kërkuan azil në mars 2025
Aktualitet

Raporti i Eurostat: Mbi 1500 të mitur të pashoqëruar kërkuan azil në mars 2025

17 Qershor, 2025 7:37 pm
Manja pret Presidentin e Eurojust: Partner i çmuar në drejtësinë ndërkombëtare
Aktualitet

Manja pret Presidentin e Eurojust: Partner i çmuar në drejtësinë ndërkombëtare

17 Qershor, 2025 7:35 pm
Keqmenaxhoi fondet bujqësore, BE gjobit Greqinë me 400 milionë euro
Rajoni

Keqmenaxhoi fondet bujqësore, BE gjobit Greqinë me 400 milionë euro

17 Qershor, 2025 7:00 pm
Para
Leonora Jakupi probleme me pronësinë e shtëpisë së saj në Kosovë

Leonora Jakupi probleme me pronësinë e shtëpisë së saj në Kosovë

Analiza e ndeshjes/ Berisha gaboi, ndërrimet e fundit të dëshpëruara

Analiza e ndeshjes/ Berisha gaboi, ndërrimet e fundit të dëshpëruara

Video/ Shkatërrimet apokaliptike që la pas tërmeti në Zelandë të Re

Video/ Shkatërrimet apokaliptike që la pas tërmeti në Zelandë të Re
















TE FUNDIT

“Mori paratë dhe u zhduk”, ‘lumë’ denoncimesh për avokaten e Lushnjes

“Mori paratë dhe u zhduk”, ‘lumë’ denoncimesh për avokaten e Lushnjes
17 Qershor, 2025

Disa ditë më parë emisioni “Stop” në Tv Klan tregoi sesi avokatja e Lushnjes, Klotilda Kola, kishte mashtruar disa qytetarë...

Lexo më shumë

“I ka hyrë me tullë, u rrëzua duke i rënë burrit”, fqinji godet e nxin gruan

“I ka hyrë me tullë, u rrëzua duke i rënë burrit”, fqinji godet e nxin gruan
17 Qershor, 2025

Një zonjë nga Peshkopia është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan pasi në datën 5 qershor, siç...

Lexo më shumë

Vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan

Vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan
17 Qershor, 2025

Pas një pune të pandërprerë të forcave, është arritur të vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan....

Lexo më shumë

Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”

Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”
17 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka shprehur mbështetje të fuqishme për Izraelin dhe fushatën e tij ushtarake kundër Iranit, teksa ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com