Nga studioja e emisionit “Opinion”, Kryeministri Rama ka përcjellë një mesazh për ish-Kryeministrin Sali Berisha.
Në fakt në atë që duhej të ishte një mesazh urimi në ditëlindjen e doktor Berishës, Kryeministri kërkoi edhe largimin e tij nga skena politike.
“Doktor të uroj të kesh 100 dhe plus sa të duash ti, për nipat për mbesat, për stërmbesat. Por për këtë pjesë doktor je histori, lëre historinë të flasë për ty. Se kur historia flet nga puseta në mbroklla dixhitale turpëron veten. Nuk ke më moshë të vazhdosh të turpërohesh! Edhe 100 e sa të duash ti. Jetë dhe shëndet familjarisht të kesh, por Shqipërinë lëre rehat, njerëzit lëri rehat. Mbylle pusetën dhe fli gjumë doktor, fli gjumë”, tha Rama./Opinion.al