Aktualitet

“Mbylle kullën”/ Bisedat e kontrollorëve: Kam guxim, por jo deri këtu


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:16 - 08/04/21 |
Opi Nion

Janë zbardhur bisedat e kontrollorëve të trafikut ajror që çuan në arrestimin e Armando Fezga dhe Muhin Mezini dhe Flora Ndreca, të cilët akuzohen për “shpërdorim detyre”.

Komunikimet midis tyre janë zhvilluar përmes aplikacionit WhatApp, në datat 6 dhe 7 prill, kur vendosën të shpallin paaftësinë e përkohshme për punë çka solli më pas edhe bllokimin e aktivitetit të aeroportit “Nënë Tereza”.

Në procesverbalin e siguruar nga opinion.al thuhet se shtetasi Muhin Mezini, u ndalua me iniciativën e policisë për shkak të gjendjes së ngutshme sepse ai ka rrezik ikjeje dhe dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim.

Në bisedat e kryera nga tre të arrestuarit kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për plotësimin e formularëve të paaftësisë nga kontrollorët.

Armando Fezga, është konstatuar se ka komunikuar nëpërmjet aplikacionit ËhatApp me shtetasin Eldi Dervishi ku i shkruan:

“Nokut ja ka plotësuar Lola gjërat dhe po pret turnin e dytë që ta nisi, turni i pare ACC e kanë gati, Hë në fund do e nisin”.

Më pas, në komunikimin ne grup të datës 06.04.2021, ora 04:25 kontakti i regjistruar me emrin “Hajredini” i shkruan shtetasit Almando:

“Po unë them duhet të bëni dhe tokai, jo vetëm atë”, ndërsa kontakti Klesti shkruan:

“Mbylle kullën”.

Shtetësi Hajredin i përgjigjet:

“Nuk pi ujë, guxim kam po jo deri këtu, se ato letra i djeg maxi, me çakmak mbrapa ndërmarrjes”.

Nga kqyrja e telefonit  të shtetases Flora Ndreca, është konstatuar se kjo shtetase ka komunikuar nëpërmjet aplikalicionit “WhatApp” me shtetasin Gersi Spaho, të cilit në datë 06.04.2021, ora 21:12 i shkruan se:

“Mua dhe Lolën na pushuan, se kemi dhënë dorëheqje të gjithë, por shyqyr që u kujtuan të bëhen bashkë, e prekën fundin ?”

Në datë 06.04.2021, ora 10:50 shtetasi Muhin Mezini i ka dërguar shtetasit Olsi Petri nëpërmjet aplikacionit “WhatApp” foto të formularit të paaftësisë së përkohshme të plotësuar në emër të tij, ndërsa ky fundit i është përgjigjur

“Në 12 jam aty”.

Në datë 06.04.2021, ora 10:49, shtetasi Muhin Mezini i ka dërguar kontaktit të regjistruar me emrin Ezi, foto të formularit të paaftësisë së përkohshme të plotësuar në emër të tij, ndërsa bashkëbiseduesi Ezi i përgjigjet:

“E mira është të shkruash me shkurt”.

Nga përmbajtja e bisedës së zhvilluar mes tyre në vijim, del se shtetasi Muhin Mezini e orienton shtetasin Ezi për mënyrën e përpilimit të formularit te paaftësisë së përkohshme të plotësuar në emër të tij.

NdërkohëArmando Fezga rezulton se në datën 07.04.2021 ka rezervuar gjithsej 25 dhoma dyshe për stafin e kontrolloreve të “Albcontrol” sh.a në Hotel.

Gjithashtu, nga deklarimet provohet se shtetasit Flora Ndreca Armando Fezga dhe Muhin Mezini në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë ndikuar tek vartësit e tyre për të plotësuar formularin e paaftësisë së përkohshme për pune, me qëllim shmangien nga detyrimi ligjore, për të ushtruar detyrën e tyre funksionale në institucionin e rëndësisë së veçantë.

Kryerja e këtyre veprimeve në datat 06.04.2021 dhe 07.04.2021 kanë sjellë pasoja duke nxjerrë jashtë funksionit kullën dhe aeroportin “Nënë Tereza”, Tiranë, duke mos bërë të mundur uljen dhe ngritjen e avionëve.

Sikurse vihet re në procesverbalet e mbajtura tre personat e arrestuar, Flora Ndreca, Armando Fezga dhe Muhin Mezini kanë shkruar: Kundërshtoj pretendimet në këtë procesverbal.

Ndërkohë pas shumë orësh pezullim të punës më herët ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njoftoi se nesër do të vendoset normaliteti në aeroportin e Rinasit dhe do të nisin të gjitha fluturimet për udhëtarët, ndërsa sot do të vijohet me fluturimet emergjente./Opinion.al

 

 

 

 

Pas