Banorë të fshatit Mbrostar në Fier kanë dalë në protestë, pasi pretendojnë se Bypass-i i Fierit i bllokon rrugën për në shtëpi duke bllokuar edhe kalimin e zjarrfikësve apo autoambulancave.
Kreu i Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi ka qenë i pranishëm në protestë, duke thënë se banorët po përplasen me veshin e shurdhër të qeverisë.
“Banorët janë bllokuar dhe po ndeshin me veshin e shurdhër të qeverisë. Do t’i mbështesim në çdo hap, edhe nëse bllokojnë aksin nacional”, deklaroi Baçi.
Bypass-i i Fierit është një ndër projektet e lëna pas dore prej vitesh. Megjithëse është premtuar disa herë përfundimi i tij, këtë vit kryeministri Rama ka thënë se do të jetë gati për sezonin turistik./Opinion.al