Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Mbrojtja e rendit liberal botëror”

2018/08/26 at 9:24 AM
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
“Mbrojtja e rendit liberal botëror”

JOHN MCCAIN – “Ata që besojnë te rendi liberal botëror, duhet të luftojnë që ta ruajnë”, thotë John McCain, senatori republikan nga Arizona dhe kryetar i Komisionit të Shërbimeve të Armatosura në Senat.


70 vite më parë, kur hartoi planin “Marshall”, për të ndihmuar Europën që të rimëkëmbej pas Luftës së Dytë Botërore nëpërmjet ndihmës amerikane, George Marshall e nisi punën duke thënë thjesht: “Situata në botë është shumë serioze.” Kjo është më e vërtetë për vitin 2018 se ç’ka qenë ndonjëherë që pas vitit 1947. Bota po përballet me sfidat më të ndërlikuara në 70 vitet e fundit. Teksa udhëheqësit botërorë na hartojnë të ardhmen politike, ne bëjmë mirë të shohim të shkuarën kolektive.

Udhëheqësit e periudhës së pas-luftës kishin parë me sytë e tyre prishjen e rendit botëror. Ata kishin parë se si tregjet e hapura ishin zëvendësuar nga proteksionizmi dhe varfërimi. Kishin parë se si pasionet etnike dhe nacionaliste çuan drejt dhunës dhe mjerimit. Kishin parë se si ambicia mizore e fuqive të mëdha çoi drejt luftërave dhe gjenocidit. Pas asaj epoke tragjike, udhëheqësit krijuan një rend liberal botëror që solli një epokë të paprecedentë stabiliteti, sigurie dhe begatie.

Ky rend i ri refuzonte parimet që e bënë të mëparshmin të dështojë, atë që bazohej në nacionalizëm etnik, sfera influence dhe imperializëm të llojit “fuqia bën drejtësinë”. Rendi i ri bazohej në vlera universale, të drejta të njeriut, rendin ligjor, në tregtinë e hapur dhe sovranitetin kombëtar. Ky rend liberal nuk ishte rastësi. Ishte fryt i përpjekjeve të pareshtura për të përparuar, për të mbrojtur e për të ruajtur vlerat që formonin themelin e tij.

Tani, e njëjta detyrë u kalon atyre prej nesh që vazhdojnë të besojnë se një botë me demokraci liberale është mundësia më e mirë për të ruajtur stabilitetin, sigurinë dhe për të zgjeruar begatinë.

Në fjalimin e tij, pasi identifikon seriozitetin e situatës së pas-luftës, Gjenerali Marshall shton: “Një nga vështirësitë është se problemi është aq i ndërlikuar, sa masa e fakteve që u jepet publikut nëpërmjet shtypit dhe radios, e bën shumë të vështirë për njeriun e zakonshëm që të bëjë një vlerësim të qartë të situatës”. Sot kemi të njëjtën vështirësi.

Vitet e fundit kemi parë se si janë gërryer themelet e rendit liberal botëror dhe të institucioneve që e mbrojnë. Qytetarë të vendeve të ndryshme janë larguar nga vlerat botërore dhe i janë kthyer vlerave të vjetra të etnisë, racës dhe sektarizmit. Kanë rritur përçmimin ndaj emigrantëve, refugjatëve dhe ndaj pakicave të tjera. Po i kthehen proteksionizmit ekonomik dhe po i japin përparësi karshi integrimit. I janë afruar autoritarizmit dhe kanë përqafuar politikat e udhëheqësve “me dorë të hekurt”. Çfarë është më shqetësuesja, duket se kanë hequr dorë nga vetë liberalizmi, duke tradhtuar vullnetin që nevojitet për të ruajtur çdo lloj rendi botëror.

E kemi parë këtë në rezultatet e votimeve të ndryshme nëpër botë, që nga vota e Brexit në Britani e deri te fuqizimi i lëvizjeve populiste në Gjermani, Francë, Poloni dhe Hungari, dhe, sigurisht, në SHBA gjithashtu, ku votuesit zgjodhën një politikë të jashtme të bazuar mbi parullën “Amerika e Para”, që i ka rrënjët në nacionalizëm dhe proteksionizëm.

Fajet për këtë janë të shumta. Si mbrojtës të rendit liberal botëror, ne nisëm të jemi të vetëkënaqur dhe bëmë gabime. Herë jemi përpjekur të bëjmë më shumë se ç’duhet, herë nuk kemi bërë mjaftueshëm. E humbëm lidhjen me shumë prej njerëzve tanë dhe nuk u treguam të shpejtë për t’i kuptuar vështirësitë e tyre e për t’u përgjigjur në kohë. Tani duhet ta pranojmë këtë realitet. Por kjo nuk do të thotë se duhet të humbim shpresa e të tërhiqemi.

Mos u dorëzoni, por merrni stafetën

Këto dy zgjedhje i kanë ata që në vitin 2018 besojnë në rendin liberal botëror: të pranojnë rrëzimin ose të frymëzojnë ripërtëritjen. Do të lejojmë të gërryhet më tej baza e sigurisë dhe zhvillimit, apo do të angazhohemi për ta bërë të përparojë? Për hir të brezave të ardhshëm, nuk duhet të dorëzohemi. Duhet të marrim stafetën nga ata që krijuan sistemin më të suksesshëm e më të qëndrueshëm në histori, dhe të bëjmë të mundur që të vazhdojë për 70 vite të tjera e më shumë.

E di që mes aleatëve tanë ka shqetësime të shumta se mos Amerika do ta lërë udhëheqjen botërore. Në kohë të tilla, asnjeri nuk duhet të gabojë e të vërë bast kundër SHBA-ve. Amerika mbetet demokracia më e madhe në botë, me fuqinë më të madhe ushtarake në planet, dhe në thelb vazhdon të ketë vlerat universale që e bënë dikur vendin që përçonte rreze shprese për ata që kërkonin liri.

Kemi mundësinë t’i ndryshojmë prirjet politike të vitit 2018. Ata që duan të mbrojnë rendin liberal botëror, duhet të jenë vigjilentë. Duhet të rigjallërojmë qëllimet tona të përbashkëta morale. Duhet të besojmë se për vlerat tona ia vlen të luftosh.

Marshalli e mbylli fjalimin duke thënë: “Me largpamësinë dhe me vullnetin e fortë të popullit tonë, për t’u përballur me përgjegjësinë e madhe që historia qartësisht ia ka lënë këtij vendi (SHBA), vështirësitë mund të kapërcehen dhe do të kapërcehen.” Historia nuk e ka larguar ende këtë përgjegjësi nga Amerika, por po u bën thirrje atyre që ndajnë të njëjtat vlera demokratike liberale që të bashkohen me çështjen tonë. Së bashku mund të përballemi me sfidat e botës së sotme, të kapërcejmë rreziqet dhe të sigurojmë lirinë për brezat e ardhshëm.

The Economist, Nëntor 2017

Top Channel

 

Etiketa: liberalMcCainmrojtja e rendit


Ju sugjerojmë

Digjen 7 hektarë bimësi/ Vijon të jetë aktive vatra në Parkun e Prespës
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, 13 vatra aktive në 24 orët e fundit

8 Gusht, 2025 9:36 pm
Përfshihen nga zjarri pylli dhe kullotat në Tragjas
Aktualitet

Përfshihen nga zjarri pylli dhe kullotat në Tragjas

8 Gusht, 2025 5:56 pm
Organizatat shqiptaro-amerikane-Trump: Inkurajoni njohjen reciproke Kosovë–Serbi
Aktualitet

Organizatat shqiptaro-amerikane-Trump: Inkurajoni njohjen reciproke Kosovë–Serbi

8 Gusht, 2025 4:39 pm
Marrëveshja mes PS dhe PD së Berishës, ambasada e SHBA: Inkurajojmë normalitetin në Parlament
Aktualitet

Aplikimi për vizë amerikane, Ambasada tregon se çfarë do të ndryshojë nga 2 shtatori

8 Gusht, 2025 4:35 pm
“Ushtria shqiptare, e dyta më e paguar në rajon”, Rama u kërkon votën pensionistëve: Nëse kjo s’u bën të vini të na votoni…
Aktualitet

Rama: Më shumë hapësira të lira, më shumë aktivitet ekonomik i formalizuar

8 Gusht, 2025 4:19 pm
34 vite nga eksodi i shqiptarëve në Itali, si zbarkoi anija “Vlora” me emigrantë
Aktualitet

34 vite nga eksodi i shqiptarëve në Itali, si zbarkoi anija “Vlora” me emigrantë

8 Gusht, 2025 3:10 pm
44 vite në radhët e Policisë, Drejtuesit të Parë i jepet “Certifikata e Karrierës”
Aktualitet

44 vite në radhët e Policisë, Drejtuesit të Parë i jepet “Certifikata e Karrierës”

8 Gusht, 2025 2:50 pm
“Luftë” nga ajri dhe toka me zjarret në Finiq dhe Mallakastër
Aktualitet

“Luftë” nga ajri dhe toka me zjarret në Finiq dhe Mallakastër

8 Gusht, 2025 2:25 pm
Lirimi i hapësirave publike/Rama ndan pamjet nga Durrësi: Do rivendoset kufiri mes…
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike/Rama ndan pamjet nga Durrësi: Do rivendoset kufiri mes…

8 Gusht, 2025 2:09 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet pa shenja jete 47-vjeçari në Shkodër, dyshohet se është pickuar nga…

8 Gusht, 2025 1:33 pm
Para
Inspektori goditi me pistoletë një grua, Policia: Ishte jashtë orarit zyrtar të punës

Përplaset nga një makinë, rëndë oficeri i Policisë Kufitare të Kakavijës

Postoi foto me Ronaldon në Facebook, komentuesit ‘kryqëzojnë’ Edi Ramën: Je bërë palaço e botës

Postoi foto me Ronaldon në Facebook, komentuesit 'kryqëzojnë' Edi Ramën: Je bërë palaço e botës

Thaçi: Korrigjimi i kufijve nuk e destabilizon rajonin

Thaçi: Korrigjimi i kufijve nuk e destabilizon rajonin
















TE FUNDIT

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas tjetër

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
8 Gusht, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me...

Lexo më shumë

Izraeli ultimatum qytetarëve të Gazës: Keni kohë të evakuoheni deri më 7 tetor

Izraeli ultimatum qytetarëve të Gazës: Keni kohë të evakuoheni deri më 7 tetor
8 Gusht, 2025

Izraeli u jep banorëve të Gazës afat deri më 7 tetor për të evakuuar plotësisht enklavën para sulmit përfundimtar për...

Lexo më shumë

Vendimi për armët, Netanyahu: Gjermania po shpërblen terrorizmin e Hamasit

Netanyahu shkarkon shefin e Shërbimeve Sekrete të Brendshme, Egjipti: Strehojmë gjysmë milion palestinezë të Gazës
8 Gusht, 2025

Në një bisedë telefonike me kancelarin gjerman Friedrich Merz, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se ishte thellësisht i zhgënjyer nga...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve në vend, 13 vatra aktive në 24 orët e fundit

Digjen 7 hektarë bimësi/ Vijon të jetë aktive vatra në Parkun e Prespës
8 Gusht, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se në orët e fundit janë evidentuar 13 vatra zjarri. Sipas njoftimit të ministrisë 6...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com