Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbrojtja e fëmijëve nga interneti; Facebook fshiu 8.7 milionë imazhe

2018/11/26 at 8:20 PM
në Bota
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbrojtja e fëmijëve nga interneti; Facebook fshiu 8.7 milionë imazhe

Sot, nevoja për internet është pothuajse e njëjtë si për ujin apo elektricitetin. Interneti tashmë është kthyer në domosdoshmëri. Në Shqipëri, numri i përdoruesve aktivë të internetit u rrit në 2 milionë në 2017, 18% më shumë se në vitin 2016. Ndërkohë që në botë, më shumë se 175 mijë fëmijë hyjnë çdo ditë për herë të parë në internet.

“Sapo vij nga shkolla do hyj direkt në internet. Telefonin e parë e kam marrë nga fundi i klasës së pestë. Përveç pjesës së mësimeve, interneti është pjesa tjetër e ditës për mua”, shprehen disa fëmijë.

Për të stimuluar një internet më të sigurt për fëmijët, UNICEF në Shqipëri organizoi për herë të parë Samitin Viral. Veç mundësive të shumta që të ofron bota dixhitale, ajo nuk është aq e sigurt për fëmijët.

“Ok,është i rrezikshëm. i ka ndodhur një shoqes sime, kur një njeri i panjohur i ka dërguar ca foto… jo të mira. Dje pashë një film, më zuri pak frika le të themi, pasi ishte një vajzë që e kishin tallur në internet dhe kishte arritur deri në vetvrasje. Dhe librin tanimë e lexojmë me anë të internetit”, shprehen fëmijët.

Për John Carr, ekspertin e njohur ndërkombëtar të nivelit të lartë për sigurinë e fëmijëve qeveria ka një rol kyç në ndërmarrjen e veprimeve konkrete për eliminimin e rreziqeve në internet.

“Qeveritë përreth botës përballen me të njëjtin problem. Ne të gjithë mendojmë se interneti është fantastik por që ka ende shumë probleme që duhen zgjidhur. Bullizmi është ndoshta sfida numër 1 që ka çdo shtet në botë, aktualisht. Së dyti, pamjet e dhunës, imazhet pornografike që mund të dëmtojnë vërtet fëmijët. Është e nevojshme që këto të mos jenë të aksesueshme nga fëmijët. Marr si shembull Britaninë, që lejon vetëm të rinjtë mbi 18 vjeç të shohin pornografi. Kjo është një nga mënyrat për ta ndalur, por ka edhe shumë të tjera”, shprehet John Carr, ekspert i nivelit të lartë për sigurinë e fëmijëve në internet.

Ndërkohë që përgjegjësja e Politikës së Sigurisë për Facebook-un tregon masat që ka marrë për përmbajtjet e dëmshme dhe keqpërdorimin e informacioneve private në rrjetin social.

“Kryesisht në 9 muajt e 2018ë-s, Facebook zbuloi dhe fshiu 8.7 milionë imazhe që kishin në përmbajtje lakuriqësinë dhe shfrytëzimin seksual të fëmijëve. Ne kemi mijëra njerëz që punojnë pas rrjetit në lidhje me abuzimet e raportuara, 20 mijë njerëz po punojnë për të garantuar sigurinë”, tha ajo.

Si Facebook, ashtu edhe çdo vend, përfshi edhe Shqipërinë, duhet që të ofrojnë zgjidhje për mbrojtjen e fëmijëve në internet./T.Ch/

Etiketa: 8.7 milione imazhefacebookinternetimbrojtja e femijeve

Ju sugjerojmë

Hamasi rimerr në heshtje kontrollin në Gaza
Bota

Hamasi rimerr në heshtje kontrollin në Gaza

15 Nëntor, 2025 11:57 am
Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër
Bota

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër

14 Nëntor, 2025 10:31 pm
Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton
Bota

Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton

14 Nëntor, 2025 9:00 pm
SHBA miraton shitjen e parë të armëve Tajvanit
Bota

SHBA miraton shitjen e parë të armëve Tajvanit

14 Nëntor, 2025 5:42 pm
Polonia nis përgatitjen ushtarake për civilët
Bota

Polonia nis përgatitjen ushtarake për civilët

14 Nëntor, 2025 4:41 pm
SHBA shpall 4 grupe si organizata terroriste në Europë
Bota

SHBA shpall 4 grupe si organizata terroriste në Europë

14 Nëntor, 2025 3:06 pm
Zbulohet depozita gjigante e arit në Afrikë
Bota

Zbulohet depozita gjigante e arit në Afrikë

14 Nëntor, 2025 12:53 pm
Skandali i Epstein, në skenë del emri i Lavrov dhe takimi Trump-Putin
Bota

Skandali i Epstein, në skenë del emri i Lavrov dhe takimi Trump-Putin

14 Nëntor, 2025 12:47 pm
Redaktimi i fjalimit të Trump, BBC i kërkon falje presidentit të SHBA
Bota

Redaktimi i fjalimit të Trump, BBC i kërkon falje presidentit të SHBA

14 Nëntor, 2025 10:19 am
Trump do të lehtësojë tarifat për kafenë dhe bananet
Bota

Trump do të lehtësojë tarifat për kafenë dhe bananet

14 Nëntor, 2025 10:02 am
Para
Prekëse/Doktori i shpëtoi jetën kur ishte 9 ditëshe,vajza flet pas 8vitesh

Prekëse/Doktori i shpëtoi jetën kur ishte 9 ditëshe,vajza flet pas 8vitesh

Video/ Limon me “trup njeriu”, çudia në Elbasan

Video/ Limon me “trup njeriu”, çudia në Elbasan

I mbijetoi atentatit të dytë, merret në mbrojtje rivali i Aldo Bares

I mbijetoi atentatit të dytë, merret në mbrojtje rivali i Aldo Bares

TE FUNDIT

Kultivimi i bimëve narkotike në ambientet e mbyllura,pranga tre personave në Shkodër

Kultivimi i bimëve narkotike në ambientet e mbyllura,pranga tre personave në Shkodër
15 Nëntor, 2025

Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pas finalizimit të operacionit policor të koduar “Neonët 3”,...

Lexo më shumë

Berisha: Rama pranoi se mungojnë ilaçet

Berisha: Rama pranoi se mungojnë ilaçet
15 Nëntor, 2025

Në një kohë që kryeministri Edi Rama ka nisur turin e dëgjesave me qytetarët për prezantimin e projektbuxhetit 2026, kryetari...

Lexo më shumë

Atentati në Rinas, Rama:Nëse do të kishim kamera inteligjente, do të ishte zbardhur

Atentati në Rinas, Rama:Nëse do të kishim kamera inteligjente, do të ishte zbardhur
15 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për atentatin e Rinasit ku u ekzekutua me breshëri plumbash Gilmando...

Lexo më shumë

Hamasi rimerr në heshtje kontrollin në Gaza

Hamasi rimerr në heshtje kontrollin në Gaza
15 Nëntor, 2025

Nga rregullimi i çmimit të pulës deri te vendosja e tarifave për cigaret, Hamasi po kërkon të zgjerojë kontrollin mbi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com