Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Mbrojtja e bizneseve në epokën digjitale”/ One Albania mban Konferencën e Sigurisë Kibernetike

2024/11/13 at 3:06 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 19 min
A A
“Mbrojtja e bizneseve në epokën digjitale”/ One Albania mban Konferencën e Sigurisë Kibernetike

Zhvillimi i teknologjisë dhe përhapja e shpejtë e internetit ka transformuar mënyrën se si ne komunikojmë, punojmë dhe argëtohemi, duke shtuar qasjen në informacion dhe mbështetur rritjen e biznesit.


Në një botë digjitale që po përshkon në mënyrë progresive çdo fushë të jetës sonë të përditshme, siguria është një domosdoshmëri për përdoruesit, bizneset dhe ekonominë e vendit.

Për të adresuar peizazhin dinamik të kërcënimeve kibernetike lideri i telekomunikacionit, One Albania mbajti një konferencë për sigurinë kibernetike këtë të martë. Konferenca shërbeu si një platformë për dialog të hapur mbi risqet kibernetike dhe nevojën për masa të forta sigurie në sektorë të ndryshëm.

Në fjalën hapëse, drejtori ekzekutiv i One Albania, Brano Djuroviç, theksoi rëndësinë e sigurisë kibernetike për bizneset dhe konsumatorët.

“Në epokën e sotme digjitale, siguria kibernetike nuk është vetëm një çështje teknike; është një aspekt themelor i ekonomisë dhe shoqërisë sonë.

Në One Albania, ne sigurojmë që rrjetet tona të jenë të mbrojtura dhe që klientët tanë të jenë të informuar dhe të ruajtur nga kërcënimet kibernetike. Për më tepër jemi e para kompani TELCO që garanton sigurinë e sistemeve të kompanive të tjera përmes shërbimeve që ofrojmë”, tha Djuroviç.

Konferenca bëri bashkë liderët e industrisë, organet rregullatore dhe aktorët kryesorë për të diskutuar rëndësinë e sigurisë kibernetike në një botë gjithnjë e më digjitale.Të ndarë në dy panele, ekspertët shqyrtuan fillimisht sigurinë në sektorët financiarë dhe më pas diskutimi u ndal tek përmirësimi i mbrojtjes së bizneseve dhe fuqizimi i tyre me njohuri për të garantuar të dhënat e klientëve të tyre.

Drejtori i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike Igli Tafa dhe anëtari i bordit mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë theksuan se siguria kibernetike është kthyer një prioritet kombëtar.

“Në mars të këtij viti Shqipëria dhe Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike rifreskoi ligjin e ri të sigurisë kibernetike i cili tashmë i jep më shumë fuqi pjesës së implementimit të sigurisë kibernetike në të gjithë operatorët dhe në të gjithë sektorët”, u shpreh Tafa, drejtor i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.

“Banka e Shqipërisë gjithmonë ka qenë në radhë të parë të iniciativave, qoftë për digjitalizimin e sistemit financiar, qoftë edhe për krijimin e mbrojtjes së këtij digjitalizimi. Dy vjet më parë ne miratuam rregulloren e autoidentifikimit dhe open banking”, tha Deniz Deralla, Drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë.

Ndër të tjera, kjo konferencë shërbeu edhe për të riafirmuar rolin e One Albania, jo vetëm si një kompani e përgjegjshme që njeh nevojën për rritjen e masave të sigurisë kibernetike, por edhe si një ofrues i shërbimeve që kanë qëllim ruajtjen e të dhënave sensitive dhe garantimin e sigurisë për bizneset.

Si një kompani që ka në fokus transformimin digjital dhe nxitjen e një mjedisi të sigurt, One Albania është në krye të avancimeve teknologjike, duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh: EPP, EDR, shërbimi virtual PBX, SIP, shërbimet e Hostuara dhe Cloud etj.

One Albania do të vijojë të investojë në teknologji të përparuar dhe zgjidhje efikase, duke siguruar që klientët e saj, por edhe komuniteti më i gjerë të mund të gëzojnë përfitimet e botës online pa rrezikuar sigurinë e tyre në internet.



Ju sugjerojmë

Hajrulla Çeku: Është koha për ndryshimin e Prishtinës
-U tha në Opinion

Hajrulla Çeku: Është koha për ndryshimin e Prishtinës

6 Nëntor, 2025 12:22 am
Përparim Rama: Jetova 29 vite në Londër, u ktheva për të transformuar Prishtinën
-U tha në Opinion

Përparim Rama: Jetova 29 vite në Londër, u ktheva për të transformuar Prishtinën

5 Nëntor, 2025 11:01 pm
SHBA një vit nën drejtimin e Trump, premtimet, dështimet dhe betejat e presidentit
Bota

SHBA një vit nën drejtimin e Trump, premtimet, dështimet dhe betejat e presidentit

5 Nëntor, 2025 10:02 pm
“Po i lë njerëzit pa bukë”, kryebashkiaku i Nju Jorkut sfidon hapur Trump
Bota

“Po i lë njerëzit pa bukë”, kryebashkiaku i Nju Jorkut sfidon hapur Trump

5 Nëntor, 2025 9:18 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Plagosje me armë zjarri në Bathore

5 Nëntor, 2025 9:14 pm
Rama-deputetëve: Pavarësisht vendimit të Kushtetueses, të jemi gati për zgjedhje
Kryesore

Rama-deputetëve: Pavarësisht vendimit të Kushtetueses, të jemi gati për zgjedhje

5 Nëntor, 2025 9:06 pm
Miratohet vendimi, në territorin e Aeroportit të Kukësit do të ndërtohet central fotovoltaik
Kryesore

Lëvizje emrash edhe në disa Ministri, kush vjen dhe kush largohet

5 Nëntor, 2025 5:28 pm
Mbledhje në Partinë Socialiste, kryeministri Rama thërret deputetët në selinë rozë
Kryesore

Mbledhje në Partinë Socialiste, kryeministri Rama thërret deputetët në selinë rozë

5 Nëntor, 2025 5:25 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Putin: Nëse SHBA rifillon testet bërthamore, do të veprojmë edhe ne

5 Nëntor, 2025 5:11 pm
Komisionerja Kos takim me Spiropalin: S’ka asnjë dyshim, Shqipëria në rrugën e duhur
Aktualitet

Komisionerja Kos takim me Spiropalin: S’ka asnjë dyshim, Shqipëria në rrugën e duhur

5 Nëntor, 2025 4:51 pm
Para
Drejtori i Policisë, Ilir Proda tek ‘Siguria’: Për masakrën e Shkodrës shumë shpejt do kemi rezultate

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë: Ka mungesë të theksuar të aftësive të oficerëve që punojnë në polici kriminale! S’ia kanë idenë punës

VIDEO/ Rama i ulet në gjunjë Melonit dhe e përqafon

VIDEO/ Rama i ulet në gjunjë Melonit dhe e përqafon

SPAK njoftim zyrtar për arrestimin e Ilir Metës, ja akuzat që rëndojnë mbi të

Caktohet data e seancës për masën e sigurisë ndaj Ilir Metës
















TE FUNDIT

Hajrulla Çeku: Është koha për ndryshimin e Prishtinës

Hajrulla Çeku: Është koha për ndryshimin e Prishtinës
6 Nëntor, 2025

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziun në emisionin “Opinion”...

Lexo më shumë

Përparim Rama: Jetova 29 vite në Londër, u ktheva për të transformuar Prishtinën

Përparim Rama: Jetova 29 vite në Londër, u ktheva për të transformuar Prishtinën
5 Nëntor, 2025

Kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama, në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” në Tv Klan, tha...

Lexo më shumë

SHBA një vit nën drejtimin e Trump, premtimet, dështimet dhe betejat e presidentit

SHBA një vit nën drejtimin e Trump, premtimet, dështimet dhe betejat e presidentit
5 Nëntor, 2025

Kthimi i Donald Trump në pushtet, një vit pas fitores së tij në zgjedhje, ka lënë tashmë një gjurmë të...

Lexo më shumë

“Po i lë njerëzit pa bukë”, kryebashkiaku i Nju Jorkut sfidon hapur Trump

“Po i lë njerëzit pa bukë”, kryebashkiaku i Nju Jorkut sfidon hapur Trump
5 Nëntor, 2025

Pasi festoi fitoren duke iu drejtuar presidentit amerikan ta dëgjojë mirë, lëshoi sërish një tjetër mesazh drejtuar Donald Trump. Kryebashkiaku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com