Klubi i Kaizerslautern ka zyrtarizuar sot pasdite marrëveshjen me Naser Alijin, duke nënshkruar deri në qershorin e vitit 2019 me mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare.
Drejtori sportiv i Kaizerslauternit, Uve Stover, duket se pret shumë nga futbollisti shqiptar, i cili parashikohet ta nisë sezonin si titullar në klubin e Bundesligës 2.
“Me Naser Alijin, ne kemi siguruar një mbrojtës të majtë shumë të mirë, i cili pavarësisht moshës së re, ka arritur të përfitojë shumë eksperiencë në kampionatin zviceran, kombëtaret e moshave të Zvicrës e së fundmi me përfaqësuesen shqiptare. Ai do të na sjellë këtu mentalitetin që i nevojitet skuadrës”, theksoi Stover për 22 vjeçarin në një prononcim të shkurtër për faqen e klubit gjerman pas firmës në kontratë.