Mbretit Charles iu dorëzuan kurora e dytë në Skoci, por ceremonia nuk kaloi pa incidente.
Mediat britanike shkruajnë se mijëra dashamirës u rreshtuan në rrugët e Edinburgut ndërsa Mbreti Charles III mori bizhuteritë e kurorës.
Por policia arrestoi dy të reja të cilat protestuan dhe brohoritën “Jo mbreti im”.
Mbretit Charles iu dorëzua nderimet e Skocisë në një Shërbim Kombëtar të Falënderimeve në Katedralen e Shën Giles pasditen e sotme. Pjesë e ceremonisë ishin Princi dhe Princesha e Uellsit, të njohur si Duka dhe Dukesha e Rothesay në Skoci.
Ndërkohë, dy protestueset thërrisnin “Jo mbreti im”. Dy të rejat, 20 dhe 21 vjeç, u arrestuan për shkelje të qetësisë, pasi dyshohet se kanë tentuar të kapërcejnë barrierat e sigurisë./Opinion.al