Bota

Mbreti i Suedisë: Strategjia jonë për koronavirusin dështoi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:07 - 17/12/20 |
Opi Nion

Mbreti i Suedisë Carl XVI Gustaf është shprehur se strategjia e kombit të tij për të luftuar koronavirusin ka dështuar.

Suedia është kritikuar për qasjen e saj “indiferente” në trajtimin e pandemisë, duke u mbështetur më shumë në udhëzime dhe duke mos imponuar kurrë një bllokim të plotë.

“Mendoj se kemi dështuar. Kemi një numër të madh njerëzish që kanë vdekur dhe kjo është e tmerrshme”, u shpreh mbreti.

“Suedezët kanë vuajtur jashtëzakonisht shumë. Është e tmerrshme kur mendon për të gjithë personat që nuk kanë pasur mundësi t’i thonë lamtumirë anëtarëve të familjes së tyre.” shtoi ai.

Suedia nuk ka vendosur kurrë bllokim mbarëkombëtar dhe nuk ka vendosur me detyrim mbajtjen e maskave ose mbylljen e bareve dhe restoranteve.

Sidoqoftë, në fillim të kësaj jave, autoritetet njoftuan masa të reja për distancim social në mbarë vendin për periudhën e Krishtlindjes.

Pas