Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Mbreti i kriptovalutave” dënohet me 4 muaj burgim për posedim të pasaportës false

2023/06/19 at 3:56 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Mbreti i kriptovalutave” dënohet me 4 muaj burgim për posedim të pasaportës false

I ashtuquajturi “mbreti i kriptovalutave”, Hyeong Do Kwon, dhe partneri i tij biznesor, Hon Chang Joon, janë dënuar secili nga Gjykata Themelore në Podgoricë, me nga katër muaj burgim, për falsifikim të dokumenteve të udhëtimit.


Ata do të jenë në mbajtje, pasi Koreja Jugore dhe Shtetet e Bashkuara janë duke kërkuar ekstradimin e tyre, për shkak të mashtrimeve me kriptovaluta në vlerë të dhjetëra miliarda eurove.

Ata janë arrestuar më 23 mars në aeroportin e Podgoricës, prej ku kanë tentuar të nisen me aeroplan privat për në Dubai, me pasaporta të paligjshme.

Ata kanë qenë duke përdorur pasaporta të Kosta Rikës, ndërsa përgjatë kërkimeve, atyre u janë gjetur edhe dokumente të Koresë Jugore dhe Belgjikës.

Në seancën dëgjimore, Hyeong Do Këon dhe Hon Chang Joon, kanë thënë se kanë aplikuar për pasaporta të Kosta Rikës në Singapor, përmes një agjencie atje, dhe më pas janë pajisur me to, pas përfundimit të procedurës.

Ata kanë thënë se janë të bindur që pasaportat janë ligjore, ndonëse më vonë e kanë pranuar një njoftim të Agjencisë Ndërkombëtare Policore (INTERPOL) se dokumentet e tyre të udhëtimit janë të paligjshme.

Arrestimi i Do Kwon-it ka marrë vëmendje botërore, sepse ai është një prej personave më të kërkuar, lidhur me mashtrimet që dyshohen të jenë kryer përmes kriptovalutave.

Mbajtja e tij në Podgoricë i ka trazuar edhe ujërat politike, pasi ai i ka dërguar një letër kryeministrit me mandat teknik në Mal të Zi, Dritan Abazoviqit, në të cilën ka thënë se e njeh Millojko Spajiqin, liderin e Lëvizjes Evropa Tani.

Spajiq është kandidat për mandatin e ardhshëm qeveritar në Mal të Zi.

Gjithçka ka ndodhur para zgjedhjeve parlamentare, që janë mbajtur më 11 qershor në këtë shtet.

Para procesit zgjedhor, Abazoviq dhe kolegët e tij partiakë, kanë pasur dyshime se Lëvizja e Spajiqit mund të jetë financuar ilegalisht nga komuniteti që merret me kriptovaluta.

Më pas, për shkak të letrës së Do Këon-it, është organizuar një mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit për Siguri Kombëtare.

Spajiç i ka hedhur poshtë dyshimet e Abazoviqit dhe e ka akuzuar atë për abuzim me institucione, si dhe ka deklaruar se nuk do të diskutojë me partinë e Abazoviqit për formim të koalicionit qeveritar.

Zyra e Prokurorit e ka marrë më pas në pyetje Do Kwon-in, për letrën në të cilën është përmendur Spajiç, mirëpo jugkoreani ka mohuar të ketë financuar ndonjë parti në Mal të Zi, përfshirë atë të Spajiçit./REL



Ju sugjerojmë

Aksidenti në Shkodër me një viktimë, arrestohen dy persona
Aktualitet

Aksidenti në Shkodër me një viktimë, arrestohen dy persona

19 Gusht, 2025 1:17 pm
Anija “Lissus” niset drejt misionit të NATO-s në Egje
Aktualitet

Anija “Lissus” niset drejt misionit të NATO-s në Egje

19 Gusht, 2025 1:04 pm
Akuza të reja ndaj Hashim Thaçit për pengim të drejtësisë
Rajoni

Më 15 shtator mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së nis paraqitjen e provave

19 Gusht, 2025 12:45 pm
Ekzekutohet me plumb në kokë shqiptari në Athinë
Rajoni

Ekzekutohet me plumb në kokë shqiptari në Athinë

19 Gusht, 2025 12:33 pm
Kuvendi i Kosovës mblidhet më 20 gusht
Rajoni

Kuvendi i Kosovës mblidhet më 20 gusht

19 Gusht, 2025 12:17 pm
13 vatra zjarri në vend/ MM: 10 janë aktive, 3 po monitorohen
Aktualitet

Situata me zjarret, 5 vatra në 24 orë/ 3 ende aktive 2 të tjera në monitorim

19 Gusht, 2025 12:03 pm
Manastirliu: 7 milionë euro vetëm për infrastrukturën shkollore në Shkodër
Aktualitet

Manastirliu: 7 milionë euro vetëm për infrastrukturën shkollore në Shkodër

19 Gusht, 2025 11:59 am
Peligrinazhi në Malin e Tomorrit/ Policia plan masash, itinerari për automjetet
Aktualitet

Peligrinazhi në Malin e Tomorrit/ Policia plan masash, itinerari për automjetet

19 Gusht, 2025 11:45 am
Izraeli plumba mbi të uriturit në Gaza, OKB paralajmëron për krizë humanitare
Bota

Një anije me qindra tonë ushqim niset drejt Gazës

19 Gusht, 2025 11:39 am
Furnizoi makinën me karburant duke paguar me kartëmonedhë false, pranga 25-vjeçarit
Kronikë

Furnizoi makinën me karburant duke paguar me kartëmonedhë false, pranga 25-vjeçarit

19 Gusht, 2025 11:33 am
Para
Shisnin kokainë në zonën e plazhit të Durrësit, në pranga 3 të rinj

Shisnin kokainë në zonën e plazhit të Durrësit, në pranga 3 të rinj

Po shihnin rrënojat e “Titanikut”, zhduket papritur nëndetësja me turistë

Po shihnin rrënojat e “Titanikut”, zhduket papritur nëndetësja me turistë

Arrestohet futbollisti i Premier League

Arrestohet futbollisti i Premier League
















TE FUNDIT

Aksidenti në Shkodër me një viktimë, arrestohen dy persona

Aksidenti në Shkodër me një viktimë, arrestohen dy persona
19 Gusht, 2025

Policia ka arrestuar dy persona të cilët dyshohet se janë autorë të aksidentit të ndodhur një ditë më parë në...

Lexo më shumë

Anija “Lissus” niset drejt misionit të NATO-s në Egje

Anija “Lissus” niset drejt misionit të NATO-s në Egje
19 Gusht, 2025

Anija “Lissus” dhe 22 detarët në bord janë nisur nga baza e Sarandës drejt operacionit të NATO-s “Sea Guardian” në...

Lexo më shumë

Më 15 shtator mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së nis paraqitjen e provave

Akuza të reja ndaj Hashim Thaçit për pengim të drejtësisë
19 Gusht, 2025

Më 15 shtator, mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të nisë paraqitjen e provave për rastin e...

Lexo më shumë

Ekzekutohet me plumb në kokë shqiptari në Athinë

Ekzekutohet me plumb në kokë shqiptari në Athinë
19 Gusht, 2025

Një shqiptar u ekzekutua me armë zjarri pasditen e 18 gushtit në Athinë, Greqi. Sipas asaj që shkruan Protothema, viktima...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com