Bota

Mbreti Holandez kërkon falje për vrasjet koloniale në Indonezi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:22 - 12/06/20 |
el ida

Mbreti Willem-Alexander i Hollandës kërkoi falje këtë javë për agresionin e vendit të tij gjatë sundimit kolonial të Indonezisë dhe njohu zyrtarisht datën e pavarësisë së vendit të Azisë Juglindore, në vizitën e tij të parë shtetërore në ish-koloninë hollandeze.

Hollanda nuk ka kërkuar falje për 350 vitet e saj të sundimit kolonial dhe agresionit, deri në vitin 2013 kur ambasadori hollandez shprehu pendim për një seri masakrash të kryera nga ushtria hollandeze për të shtypur rezistencën ndaj sundimit kolonial, në ishujt Java dhe Sulawesi, pas shpalljes së pavarësisë së Indonezisë në vitin 1945.

Kjo ndjesë erdhi vetëm pasi të vejat e viktimave e dërguan qeverinë hollandeze në gjyq. Mbreti Willem- Alexander kërkoi falje pasi ai dhe Mbretëresha Maxima u pritën nga presidenti indonezian Joko Widodo dhe gruaja e tij, Iriana, në një ceremoni zyrtare në pallatin me stilkolonial, në Bogor, pak jashtë kryeqytetit Xhakarta.

‘Në përputhje me deklaratën e mëparshme të qeverisë sime, unë do të doja të shprehja keqardhjen time dhe të kërkoj falje këtu për dhunën e tepruar nga ana e hollandezëve në ato vite’. – është shprehur mbreti./Opinion.al

Pas