Bota

Mbretëria e Bashkuar sanksionon zyrtarët rusë që qëndrojnë pas mobilizimit ushtarak



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:39 - 30/11/22 |
Opi Nion

Ditën e sotme, Britania e Madhe ka miratuar paketën e radhës të sanksioneve kundër Rusisë.

Mediat e huaja raportojnë se, sanksionet e fundit synojnë zyrtarët rusë që kanë promovuar ose zbatuar mobilizimin ushtarak, duke e çuar në 1200 numrin total të individëve të sanksionuar.

Të sanksionuarit e fundit janë:

Arkady Gostev, drejtor i Shërbimit Federal të Ndëshkimit të Federatës Ruse, i cili gjithashtu është sanksionuar për mbështetjen e rekrutimit të të burgosurve në Grupin Wagner;

Zëvendëskryeministri Denis Valentinovich, i cili është përgjegjës për mbikëqyrjen e industrisë ruse të armëve dhe përgjegjës për pajisjen e trupave të mobilizuara.

Krerët rajonalë të Dagestanit, Ingushetisë dhe Kalmikisë, disa nga republikat etnike më të varfra të Rusisë, nga të cilat janë tërhequr një numër i konsiderueshëm rekrutësh.

Dmitry Bezrukikh, kreu i Shërbimit Federal të Ndëshkimit të rajonit të Rostov.

“Vendimi i regjimit rus për të mobilizuar pjesërisht qytetarët rusë ishte një përpjekje e dëshpëruar për të mposhtur ukrainasit trima që mbronin territorin e tyre. Ka dështuar. Sot ne kemi sanksionuar individë që kanë zbatuar këtë rekrutim, duke dërguar mijëra qytetarë rusë për të luftuar në luftën e paligjshme dhe të neveritshme të Putinit,” tha në një deklaratë sekretari i jashtëm britanik James Cleverly./Opinion.al

Pas