Bota

Mbretëresha Elizabeth infektohet me Covid-19



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:01 - 20/02/22 |
Opi Nion

Mbretëresha Elizabeth ka rezultuar pozitive për Covid, ka thënë Buckingham Palace.

Mbretëresha po përjeton “simptoma të lehta të ngjashme me të ftohtin”, por pritet të vazhdojë “detyrat e lehta” në Windsor gjatë javës së ardhshme, tha pallati.

“Ajo do të vazhdojë të marrë kujdes mjekësor dhe do të ndjekë të gjitha udhëzimet e duhura”,-shtohet në një deklaratë.

Mbretëresha, 95 vjeçe, kishte qenë në kontakt me djalin dhe trashëgimtarin e saj të madh, Princin e Uellsit, i cili rezultoi pozitiv javën e kaluar.

Kuptohet se një numër njerëzish kanë rezultuar pozitivë në Kështjellën Windsor, ku banon mbretëresha.

Njoftimi vjen disa javë pasi Mbretëresha u bë monarkja më jetëgjatë e Mbretërisë së Bashkuar, duke arritur jubileun e saj Platinum prej 70 vjetësh më 6 shkurt.

Mbretëresha bëri vaksinën e parë në janar 2021 dhe besohet se i ka bërë të gjitha vaksinat./Opinion.al

Pas