Bota

“Mbretëresha Elisabeth nuk do t’i kthehet më kurrë jetës publike”


               Publikuar në : 12:45 - 12/05/20 |
el ida

Mbretëresha Elizabeth vijon të qëndrojë e izoluar në Windsor. Që prej shpërthimit të pandemisë, ajo ka eleminuar kontaktet me pjesën më të madhe të familjes dhe të stafit, pasi për shkak të moshës së saj do të ishte e rrezikshme që ajo të ekspozohej ndaj Covid-19.

Sipas The Sun mbretëreshën e presin edhe disa muaj të tjerë izolim, të paktën deri në verë.

Ndërkohë që, biografi mbretëror, Andrew Morton beson se Madhëria e Saj nuk do t’i kthehet më kurrë jetës publike. Kjo pasi për shkak të detyrave të saj duhet të ketë kontakte të afërta me njerëzit.

“Është tmerrësisht e trishtueshme, por nuk shoh një mënyrë se si mbretëresha mund t’i rikthehet punës së saj të zakonshme. Virusi COVID-19 do të qëndrojë me ne për muaj, ndoshta edhe vite. Do të jetë shumë e rrezikshme për mbretëreshën të takohet me njerëz, si zakonisht. Asaj i ka pëlqyer gjithmonë të dalë dhe të takojë njerëz, por tani s’mund të rrezikojë. Si mund t’i kryejë ajo punët pa u takuar me njerëz? Nëse infektohet do të ishte fatale dhe do të vendoste edhe Princin Philip në rrezik”, u shpreh Morton./Opinion.al

Pas