Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbrëmja gala për Sportistët e Vitit 2024, Veliaj 100 mijë euro shpërblim për skiatoren Lara Colturi

2025/01/09 at 8:44 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbrëmja gala për Sportistët e Vitit 2024, Veliaj 100 mijë euro shpërblim për skiatoren Lara Colturi

Skiatorja Lara Colturi, e cila garon për ngjyrat kuqezi dhe SK Tiranën, do të shpërblehet me 100 mijë euro nga Bashkia e Tiranës për arritjet e saj sportive. Këtë vit ajo ka arritur rezultate të jashtëzakonshme për Shqipërinë, duke dalë e dyta në botërorin e skive në Slloveni. Lajmin e dha kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Në mbrëmjen gala të zhvilluar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, Veliaj shprehu krenarinë për përfshirjen e Tiranës në sukseset e sportistëve shqiptarë, duke theksuar se 90% e ekipit olimpik dhe medaljet e para janë nga Sport Klub Tirana.

“Më vjen mirë që Bashkia e Tiranës është mbështetëse, pas Komitetit Olimpik dhe qeverisë, sidomos kur shikoj që 90% e ekipit tonë olimpik dhe medaljet tona të para vijnë nga Sport Klub Tirana. Ka qenë e pazakontë përfshirja e Lara Colturit në një qytet si Tirana, që s’ka as pistë dhe as traditën e skive, por njerëzit e “çmendur” marrin përsipër gjëra të guximshme. Ne kemi marrë një vendim pas këtij suksesi, e kemi mbështetur Larën edhe kur ishte 16-17 vjeç, por pas dy podiumeve të para, Këshilli Bashkiak i Tiranës do të kalojë javën tjetër një shpërblim prej 100 mijë euro për Larën”, tha Veliaj.

Më tej, kryebashkiaku tha se për të zhvilluar infrastrukturën sportive, krahas hapjes së 82 palestrave në qytet, do të krijohen të tjera hapësira të posaçme për sporte si peshëngritja, mundja dhe gjimnastika.

“Së bashku me shoqen tonë, Ogertën dhe ministren tonë të mrekullueshme të Rinisë, ne të kemi vërtet një super operacion në të gjitha shkollat tona. Deri tani kemi 82 palestra në Tiranë, që i kemi hapur për të gjitha aktivitetet sportive. Më gëzon fakti, edhe apeli i kryeministrit, që do të shikojmë sesi në palestrat e ardhshme të akomodojmë ose të krijojmë kënde të posaçme për sportin si peshëngritje, gjimnastika, mundja, sepse nuk do të mjaftohemi vetëm me palestra që konceptohen vetëm për lojërat me dorë. Këtë vit, bashkë me Ogertën, do ndërtojmë 10 shkolla të reja. Jemi në momentin ideal për t’i konceptuar që në fillim në këtë mënyrë”, tha më tej ai.

Nga ana e tij kreu i KOKSH, Fidel Ylli ka falënderuar Bashkinë e Tiranës dhe Kryetarin Erion Veliaj për mbështetjen e vazhdueshme në projektet dhe iniciativat e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe sportistëve. Gjithashtu ai theksoi se Bashkia e Tiranës ka qenë mbështetësja kryesore dhe sponsori gjeneral i këtij eventi për të dytin vit radhazi.

“Një vend të rëndësishëm zë Bashkia e Tiranës, Kryetari i saj Erion Veliaj, që na ka suportuar maksimalisht në të gjitha projektet, iniciativat e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Bashkia e Tiranës ka qenë mbështetësja jonë kryesore në organizimin e kësaj galaje për të dytin vit radhazi, si sponsori ynë gjeneral”, tha ai.

Ju sugjerojmë

Pas fermës në Shkodër, konfirmohet vatra e dytë e murtajës së bagëtive në Dibër
Aktualitet

Pas fermës në Shkodër, konfirmohet vatra e dytë e murtajës së bagëtive në Dibër

9 Qershor, 2025 2:45 pm
62-vjeçarja humbi jetën, dyshohet se zjarri në apartament u vu nga djali i saj
Aktualitet

Berat/ Përfshihet nga flakët një banesë. Pëson djegie të lehtë zonja e shtëpisë

9 Qershor, 2025 2:41 pm
Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska
Rajoni

Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska

9 Qershor, 2025 2:30 pm
Shisnin droga të forta në ambientet e argëtimit, arrestohen dy anglezë në Dhërmi
Aktualitet

Shisnin droga të forta në ambientet e argëtimit, arrestohen dy anglezë në Dhërmi

9 Qershor, 2025 2:25 pm
Paraqitet në SPAK ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi
Aktualitet

Paraqitet në SPAK ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi

9 Qershor, 2025 2:20 pm
Prestigjiozja “Vanity Fair”: Pushime ëndrrash në Berat
Aktualitet

Prestigjiozja “Vanity Fair”: Pushime ëndrrash në Berat

9 Qershor, 2025 2:08 pm
Kombëtarja Shqiptare në Riga, zhvillon përgatitjet e fundit për Letoninë
Kryesore

Kombëtarja Shqiptare në Riga, zhvillon përgatitjet e fundit për Letoninë

9 Qershor, 2025 1:56 pm
‘Shqipëri-Serbi’/ FSHF-policisë: Puna juaj garantoi zhvillimin e sigurt të eventit
Kryesore

‘Shqipëri-Serbi’/ FSHF-policisë: Puna juaj garantoi zhvillimin e sigurt të eventit

9 Qershor, 2025 1:53 pm
Shisnin lëndë narkotike në Berat,arrestohen dy persona/Gjenden mbi 300 doza kanabasi
Aktualitet

Shisnin lëndë narkotike në Berat,arrestohen dy persona/Gjenden mbi 300 doza kanabasi

9 Qershor, 2025 1:48 pm
Përmirësimi i mbrojtjes ajrore/ Kremlini: Plani i NATO-s do t’i kushtojë Evropës
Bota

Përmirësimi i mbrojtjes ajrore/ Kremlini: Plani i NATO-s do t’i kushtojë Evropës

9 Qershor, 2025 1:38 pm
Para
Punëson njerëz për fasonerinë, pronarja nuk i jep lekët dhe thërret policinë

Punëson njerëz për fasonerinë, pronarja nuk i jep lekët dhe thërret policinë

Udhëhoqi protestën kundër regjimit, rrëmbehet liderja e opozitës në Venezuelë

Udhëhoqi protestën kundër regjimit, rrëmbehet liderja e opozitës në Venezuelë

Gjithë natën me 5 persona. Zbardhet dëshmia e 21-vjeçares që alarmoi Tiranën: Isha e rrezikuar

Gjithë natën me 5 persona. Zbardhet dëshmia e 21-vjeçares që alarmoi Tiranën: Isha e rrezikuar

TE FUNDIT

Pas fermës në Shkodër, konfirmohet vatra e dytë e murtajës së bagëtive në Dibër

Pas fermës në Shkodër, konfirmohet vatra e dytë e murtajës së bagëtive në Dibër
9 Qershor, 2025

Një tjetër vatër tashmë konfirmohet nga murtaja e bagëtive. Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtes së Bimëve bën të ditur...

Lexo më shumë

Berat/ Përfshihet nga flakët një banesë. Pëson djegie të lehtë zonja e shtëpisë

62-vjeçarja humbi jetën, dyshohet se zjarri në apartament u vu nga djali i saj
9 Qershor, 2025

Është përfshirë nga flakët një banesë në Qafën e Kalasë në Berat. Grupet e shërbimeve zjarrfikëse edhe policia shkuan në...

Lexo më shumë

Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska

Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska
9 Qershor, 2025

Millan Milliqeviq, kryetar i Partisë Demokratike Serbe, u arrestua të hënën, konfirmuan nga kjo parti, që është më e madhja...

Lexo më shumë

Shisnin droga të forta në ambientet e argëtimit, arrestohen dy anglezë në Dhërmi

Shisnin droga të forta në ambientet e argëtimit, arrestohen dy anglezë në Dhërmi
9 Qershor, 2025

Policia ka vënë në pranga 2 shtetas anglezë, të cilëve iu gjetën drogat e forta në dhomën ku qëndronin në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com