Në fillim nisi si një diskutim I nxehtë, aq sa bëri të besonin njerëzit që kalonin aty, se po ndodhte diçka e rëndë, ajo që ndodhi midis natës së së të dielës dhe të hënës midis një grupi prostitutash
Gjithçka filloi rreth orës 23 në rrugën Moscka, në rotondon e rrugës Cavalieri në Vitorio Veneto, midis një grupi prostitutash që kanë filluar të bërtasin dhe të sulmohen verbalisht
Një rrëmujë e vërtetë që bëri që në vendngjarje të mbërrinin edhe forca të shumta të rendit, të cilët fillimisht menduan se kishin të bënin me një plagosje me thikë. Për këtë u thirrënj edhe ambulancat dhe një mjet I specializuar mjekësor.
Por shpejt u kuptua që kishin të bënin me një keqkuptim dhe një situatë krej ndryshe.
Siç bën të ditur Rimini Today, tre vajza të reja që kishin ardhur në Rimini për sezonin veror, kishin hyrë në telashe me koleget “historike”, për të drejtat e trotuarit.
Për ta zgjidhur të drejtën në mënyrë solomonike, menduan agjentët të cilët I larguan të gjitha prostitutat.