Kryesore

Mbrëmë i këndoi Enver Hoxhës, çfarë thotë kryebashkiaku i Tepelenës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:25 - 16/09/18 |
b.f

Kryebashkiaku i Tepelenës Tërmet Peçi u shfaq në video duke kënduar për ish-diktatorin, Enver Hoxha.

Video u xhirua gjatë një darke të organizuar nga Bashkia Tepelenë, në kuadër të 74 vjetorit të çlirimit të qytetit.

I kontaktuar nga gazetarët Tërmet Peçi nuk ka shprehur asnjë pendesë për veprimin e tij.

Ai është shprehur se gjithçka ishte në kuadër të “Festimeve për rastin e 75 vjetorit të çlirimit të qytetit”

Tërmet Peçi i është përgjigjur edhe kërkesës që Tritan Shehu i ka drejtuar kryeministrit Rama për shkarkimin e tij nga detyra

“Gjithçka ishte në kuadër të festimeve. Nuk kishte asgjë tjetër. Sa për reagimin e deputetit të PD-së, për këtë qark, Tritan Shehut, do e pyes pse nuk erdhi dje në aktivitet, po merret me këto histori? Po le të më heqin, ca të them unë. S’do merrem me këto histori”, tha Peçi.

 

Pas