Aktualitet

Mblodhi letrat e grisura,Rama:Hedhja e mbeturinave s’është mesazh politik


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:03 - 10/09/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar veprimin e tij për të mbledhur fletët e votimit të grisura nga Partia Demokratike në Parlament.

Nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, Rama shkruan se në radhë të parë, duhet të kemi respekt për mjedisin.

Ndër të tjera ai shton se hedhja përtokë e mbeturinave nuk është mesazh politik, gjest civil apo shprehje njerzillëku.

Postimi i Ramës:

Mjedisi nuk është as i majtë as i djathtë dhe respekti për mjedisin është në radhë të parë respekt për veten, për njëri-tjetrin, për fëmijët tanë. Hedhja e mbeturinave përtokë mu në dyshemenë e Kuvendit, kur njerëzit ndjekin ditën e parë në punë të përfaqësuesve të tyre, nuk është as mesazh politik, as gjest civil, as shprehje njerzillëku.

Pas