Aktualitet

Mblidhet shtabi i Emergjencave Civile të Tiranës: 420 banesa të dëmtuara


               Publikuar në : 17:30 - 22/09/19 |
el ida

Pothuajse 24 orë pas pas lëkundjeve të fuqishme sizmike që goditën vendin, Shtabi i Emergjencave Civile të Tiranës mbajti një mbledhje, ku ndër të tjera u bë një pasqyrim paraprak i situatës dhe dëmeve.

Mbledhja, e cila u zhvillua në sallën e Këshillit Bashkiak, u drejtua nga kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, i cili bëri me dije se strehimi i njerëzve do të bëhet edhe në konvikte.

Në mbledhje u raportua gjithashtu se në total në kryeqytet janë dëmtuar pjesërisht 420 banesa, nga të cilat 63 pallate me dëmtime të ndryshme. Po ashtu janë dëmtuar edhe 4 objekte arsimore, që kanë pësuar çarje muresh e dëmtime të tjera.

Ndërkaq, në orën 18:00 pritet të zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak për miratimin e një fondi emergjence për banorët e prekur nga tërmeti./Opinion.al

 

Pas