Rajoni

Mblidhet Kuvendi i Kosovës, zgjidhet sot presidenti i vendit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:51 - 03/04/21 |
Opi Nion

Është mbledhur ditën e sotme Kuvendi i Kosovës në seancën e posaçme për zgjedhjen e presidentit. Bëhet me dije se në këtë seancë pritet të shihet nëse Vjosa Osmani do të arrijë që të ulet në karrigen e presidentes së Kosovës.

Ndërkohë deri më tani nuk dihet nëse të gjithë deputetët e LDK-së do të marrin pjesë në procesin e votimit të Vjosa Osmanit, meqë brenda grupit parlamentar janë disa emra të cilët kanë vetëm histori përplasjesh me kandidaten për presidente, Vjosa Osmanin.

Bëhet fjalë për Agim Veliun, Avdullah Hotin e Driton Selmanajn, votat e të cilëve janë në pikëpyetje të madhe, derisa mbetet të shihet se cili do të jetë edhe qëndrimi i Behgjet Pacollit.

Në rast se VV nuk merr të gjitha votat e LDK-së, pa votat e AAK-së, PDK-së dhe të Listës Serbe, do të jetë e pamundur zgjedhja e presidentit.

Ambasadat e huaja në vend kanë bërë thirrje që të gjithë deputetët të marrin pjesë në seancën për presidentin dhe të përmbyllet cikli i formimit të institucioneve. /Opinon.al

Pas