Aktualitet

Mblidhet kryesia e Grupit parlamentar të PD, vendimet që u morën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:15 - 06/05/22 |
Opi Nion

Zëdhënësja e grupit parlamentar të PD-së, Oriola Pampuri, përmes një njoftimi për mediat ka njoftuar se këtë të premte në orën 09:15, në ambientet e Zyrës së Grupit të PD pranë Kryesisë së Kuvendit, u mblodh Kryesia e Grupit Parlamentar të PD-së. Ajo bën me dije se është diskutuar për çështje të axhendës parlamentare dhe me shumicë votash është vendosur se kryesia e Grupit të PD-së do të mblidhet rregullisht çdo javë, ditën e premte, ora 09:15 dhe se mbledhja e Kryesisë do të zhvillohet jashtë radhës ditën e hënë, datë 9 maj 2022, ora 09:15.

“?Në vijim të kërkesës së bërë ditën e djeshme dhe njoftimeve të bëra nga sekretari i Grupit, sot, më 6 maj 2022, ora 09:15, në mbështetje të nenit 16 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë dhe neneve 5 dhe 6 të Rregullores së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, në ambientet e Zyrës së Grupit pranë Kryesisë së Kuvendit, u mblodh Kryesia e Grupit Parlamentar të PD-së, e cila pasi diskutoi çështje të axhendës parlamentare, me shumicë votash, vendosi:

  1. Kryesia e Grupit të PD-së do të mblidhet rregullisht cdo javë, ditën e premte, ora 09:15.
  2. Mbledhja e Kryesisë do të zhvillohet jashtë rradhës ditën e hënë, datë 9 maj 2022, ora 09:15”-thotë Pampuri.

Pas