Është mbledhur Konferenca e Kryetarëve, në të cilën do të shqyrtohen dy kërkesa.
Kërkesat e opozitës janë për ngritjen e një komisioni hetimor për koncensionet në shëndetësi, si dhe një tjetri për trajtimin e të dhënave Personale pas hakerimit të sistemeve digjitale dhe qeveritare dhe pretendimeve për ndërhyrje në sistemin TIMS.
Gjatë diskutimit, Gazment Bardhi i ka kërkuar mazhorancës se nëse kanë pretendime për subjektin, mund t’i riformulojnë.
“Nëse keni pretendime për objektin, hajdeni ta riformulojmë. Por ju kërkoni të mohoni të drejtën e opozitës duke shkelur kushtetutën e Shqipërisë. Po shkelni çdo parim demokratik, duke i mohuar opozitës çdo hapësirë. Është kushtetuta, që i garanton opozitës të drejtat për komisionet hetimore”, mësohet të ketë thënë Bardhi./Opinion.al