Aktualitet

Mblidhet Komuniteti Politik Europian, Rama: Një ide e vjetër që rilind në kohë krizash



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:04 - 06/10/22 |
Opi Nion

Kryeministri Rama mbërriti në Pragë për takimin e parë të Komunitetit Politik Europian, një nismë e re e propozuar nga Presidenti francez Emanuel Macron.

“Sigurisht që nuk është ide e re, shumë e vjetër. Por rilind kur ka kohë krizash dhe shpresoj të mos kemi një krizë tjetër për të pasur një takim tjetër të tillë. Shpresoj që nga ky takim të vazhdojmë të punojmë dhe të ndërtojmë diçka të rëndësishme për komunitetin e popujve europianë. Shqipëria është pjesë e një rajoni, siç është Ballkani Perëndimor, që nuk është në BE, por është i rrethuar nga kufijtë e BE. Për ne është absolutisht thelbësore që edhe pse nuk jemi në BE, të jemi me ju”, tha Rama për gazetarët.

Pritet që kryeministri Edi Rama të mbajë një fjalë  në samtin e sotëm.

Në fokus të këtij samiti do të jetë lufta në Ukrainë, pasojat e saj, kriza energjetike dhe çështje të tjera si sulmet kibernetike që kanë prekur Shqipërinë.

Pas