Aktualitet

Mblidhet komisioni i ligjeve, nuk ka asnjë kandidaturë për president


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:23 - 16/05/22 |
Opi Nion

Është mbledhur ditën e sotme, Komisioni i Ligjeve lidhur me raundin e parë të zgjedhjes së Presidentit të ri. Komisioni i Ligjeve ka konstatuar se nuk ka asnjë kandidaturë për president.

“Komisioni i Ligjeve mblidhet për të shqyrtuar kriteret kushtetuese pas paraqitjes së emrave. Sipas njoftimit nga drejtoria përkatëse Kuvendit deri dje nuk është paraqitur asnjë kandidaturë për president të Republikës. Raundi i parë konsiderohet i kryer pa votim. Për efekt të rregullores ne do të na duhet që ta konstatojmë këtë fakt, për t’ja paraqitur më parë Kuvendit.”- tha Bushka.

Komisioni për Çështjet Ligjore do t’i dorëzojë Kuvendit raportin për të ezauruar procedurat e raundit të parë.

Pas