Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mblidhet Asambleja e PS, Balla: Analizë për rezultatin e zgjedhjeve

2021/06/02 at 6:02 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Mblidhet Asambleja e PS, Balla: Analizë për rezultatin e zgjedhjeve

Pasditen e sotme Partia Socialiste ka mbledhur online Asamblenë, e cila po zhvillohet praninë e kryeministrit Edi Rama. Shefi i qeverisë ndodhet në Turqi së bashku me disa ministra për takime pune.


Asambleja e PS ndodhet në Turqi së bashku me disa ministra për takime pune. Balla gjatë fjalës së tij vlerësoi rolin e anëtarësisë dhe patronazhistëve për fitoren e arritur në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Po ashtu, Balla tha se Kongresi i PS më 12 qershor do të shënojë dhe fillimin e një fushate hapjeje të re të PS.

Ai tha më tej se në të gjitha qarqet duhet të përmirësohet përbërja e strukturës organizative, të cilat jo në të gjithë territorin kishin efektivitetin e duhur sipas targetit të vendosur për zgjedhjet.

“Kjo është mbledhja jonë e parë pas fitores së Zgjedhjeve të 25 Prillit dhe natyrshëm një urim për gjithë anëtarësinë, patronazhistët dhe kontributorët tanë në fitoren historike të mandatit të tretë, të cilën, të gjithë së bashku e arritëm me një rezultat të qartë, bindës, kuptimplotë.
Duke mos harruar se kemi përmbyllur një mandate të dytë, më të vështirin në këto 30 vite, për shkak të tërmetit të 26 Nëntorit dhe të pandemisë. Si anëtarë të Organizmit më të lartë përfaqësues të Partisë Socialiste, kemi të gjithë nderin e të qenit pjesë e kësaj skuadre fituese dhe është përgjegjësia jonë ta lexojmë rezultatin me përgjegjësinë e të qenit Partia më e madhe në Shqipëri, duke e vlerësuar rezultatin e 25 Prillit si një mundësi të madhe për Shqipërinë. Ne do të bëjmë një analizë të plotë të rezultatit të zgjedhjeve në çdo qark në muajt në vijim, por dua të rinënvizoj faktin se ne do të kishim 78 mandatë, pra edhe katër mandate më shumë, nëse nuk do të ishte numri i madh i votave të pavlefshme, të atyre që zgjodhën PS, 12 në Dibër, në Shkodër, Tiranë dhe Elbasan, por që votën preferenciale për kandidatin e vendosën gabim.
Por si në çdo kompeticion, ne sot jemi në kohën e duhur për të filluar një analizë të thellë të rezultatit në çdo qendër votimi, pra në çdo organizatë socialiste, në çdo Këshill Socialist, në çdo bashki dhe në çdo qark. Nga kjo analizë dhe ripërtëritje e fuqisë sonë organizative ne duhet të bëhemi tërësisht gati për fitoren e zgjedhjeve vendore të vitit 2023, dhe ato parlamentare në vitin 2025. Prandaj Asambleja Kombëtare, me kërkesë të Kryetarit të Partisë, do të thërrasë Kongresin e Jashtëzakonshëm, për fillimin e një fushatë hapjeje të re, më të madhe dhe reale të Partisë Socialiste, duke iu ofruar një mundësi të besueshme përfshirjeje të të gjithë atyre që duan të bëhen pjesë e strukturave tona vendore. Kongresi do të autorizojë Kryetarin dhe Kryesinë e Partisë për ngritjen e menjëhershme të një Komisioni i Posaçëm Riorganizimi. Më 12 qershor, familja jonë, Partia Socialiste mbush 30 vjeç dhe 12 qershori është dita e duhur sepse 12 ishte dhe numri i duhur për të thirrur kongresin tonë të jashtëzakonshëm, ku jo vetëm të kremtojmë si duhet këtë përvjetor kaq të rëndësishëm me të gjithë brezat që kanë kontribuuar në PS, por natyrshëm në Kongres kryetari i PS dhe përfaqësues të tjerë do të paraqesim vizionin Shqipëria 2030, si dhe angazhimet kryesore të programit të ri qeverisës”, u shpreh Balla./ Opinion.al

Etiketa: Asdamblepszgjedhjet


Ju sugjerojmë

Aktualitet

6 Qershor, 2025 3:19 pm
Tentoi të fuste naftë kontrabandë, 1 në pranga/ Karburanti, në serbatorët e kamionit
Aktualitet

Tentoi të fuste naftë kontrabandë, 1 në pranga/ Karburanti, në serbatorët e kamionit

6 Qershor, 2025 3:16 pm
Akuzat/ Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen dy shqiptarët
Bota

Interpoli arreston 20 persona në operacionin kundër abuzimit seksual me fëmijë

6 Qershor, 2025 2:55 pm
Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë
Kryesore

Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë

6 Qershor, 2025 2:52 pm
Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze
Aktualitet

Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze

6 Qershor, 2025 2:37 pm
Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri
Kryesore

Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri

6 Qershor, 2025 2:26 pm
Sot afati i fundit, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH-së
Aktualitet

Sot afati i fundit, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH-së

6 Qershor, 2025 2:18 pm
Nxori pistoletën për të vrarë qenin/ Detaje nga plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë
Aktualitet

Nxori pistoletën për të vrarë qenin/ Detaje nga plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 2:14 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Aktualitet

Kryeministri Rama: Shqipëria në krye të Europës për rritjen e flukseve turistike

6 Qershor, 2025 2:06 pm
Mali i Zi drejt mbylljes së kapitujve të negociatave
Rajoni

Mali i Zi drejt mbylljes së kapitujve të negociatave

6 Qershor, 2025 2:03 pm
Para
PS ngre komisionin që do të analizojë 25 prillin, tre fazat

PS ngre komisionin që do të analizojë 25 prillin, tre fazat

62 persona humbin jetën nga koronavirusi në Itali

62 persona humbin jetën nga koronavirusi në Itali

Rama mbërrin në Turqi: Për ecurinë e projekteve dhe bashkëpunimit

Rama mbërrin në Turqi: Për ecurinë e projekteve dhe bashkëpunimit
















TE FUNDIT

6 Qershor, 2025

Në panelin e radhës me katër arkitektë në Festivalin “Bukë & Zemër”, foli arkitekti kilian Alejandro Aravanea, i cili ka...

Lexo më shumë

Tentoi të fuste naftë kontrabandë, 1 në pranga/ Karburanti, në serbatorët e kamionit

Tentoi të fuste naftë kontrabandë, 1 në pranga/ Karburanti, në serbatorët e kamionit
6 Qershor, 2025

Tentoi të kalonte naftë kontrabandë, arrestohen nga policia kufitare 38 vjeçari.  Në Pikën e Kalimit Kufitar në Qafë Thanë, në...

Lexo më shumë

Interpoli arreston 20 persona në operacionin kundër abuzimit seksual me fëmijë

Akuzat/ Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen dy shqiptarët
6 Qershor, 2025

Organizata ndërkombëtare policore (Interpol) ka thënë se 20 persona janë arrestuar në Evropë dhe kontinentin amerikan, pas një operacioni të...

Lexo më shumë

Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë

Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë
6 Qershor, 2025

Kombëtarja serbe do t’i jap dorën e fundit përgatitjeve për sfidën me Shqipërinë në Tiranë. Kundërshtarët e kuqezinjve do të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com