Qeveria e Shqipërisë dhe qeveria e Malit të Zi po vijon nënshkrimin e marrëveshjeve mes dy vendeve.
Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç nënshkruan Deklaratën e Përbashkët dhe Marrëveshjen Bilaterale për ndërtimin e urës në lumin Buna.
Ndërkaq, ministrat e dy kabineteve janë duke firmosur marrëveshjet e tjera në fushën e energjisë, infrastrukturës, ekonomisë e rinisë.