Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkup, ku do të zhvillohet një mbledhje mes qeverive të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kreu i qeverisë thotë se ditën e sotme do të finalizohen një sërë marrëveshjesh dhe memorandumesh ndërqeveritare mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
“Dhe nga Shkupi, ku do të zhvillojmë mbledhjen e dy qeverive e do të finalizojmë një sërë marrëveshjesh e memorandumesh ndërqeveritare Shqipëri – Maqedoni e Veriut, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Dy qeveritë i rikthehen mbledhjeve të përbashkëta pas 5 vitesh. Herën e fundit, ishte Shqipëria që mikëpriti në Pogradec qeverinë e RMV-së. Mësohet se janë parashikuar që të firmosen rreth 20 marrëveshje dhe memorandume.