Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ditën e sotme stafin akademik të arsimit të lartë sa i përket për ruajtjen e të dhënave.
Pas pasqyrimit të të dhënave në raportin e Bordit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë, Rama tha se nevojitet qasje dhe strukturë e re në këtë fushë.
Ai tha se janë ‘ibret’ në këtë aspekt, së bashku edhe me qeverinë.
“Të ndryshojmë drejtimin e ASCAL, për ne nga ana jonë leksioni që keni marrë nga bordi dhe të tjerat dhe mungesa e të dhënave, se në këtë pikë jeni ibret, por nuk jeni vetëm.
Jemi të gjithë ibret. Në raportin e shtetit me të dhënat në kuptimin sesa ne mbledhim të dhëna, përpunojmë dhe bëjmë politkika bazuar në të dhëna jemi të gjithë bashkë nqë nivelin më të ulet të mundshëm krahasimisht me vendin e fundit para nesh të BE.
Mos u ndjeni të vetë në këtë, mos u ndjeni të fyer por jeni të ibret. ASCAL nuk mund të jetë dot një institucion që nuk përpunon dot të dhëna në mënyrë sasiore apo cilësore, s’mund të pajtohet me ekspertë që nuk kanë arsim përkatës.
Ca faji ka bordi se eksperti x apo y nuk ka arsimit përkatës për tëe bërë atë punë që i kërkohet, apo nuk ka pikën e integritetit për të thënë se kjo nuk shkon dhe ky ptrogram nuk dunet adredituar.
Por thonë kjo nuk shkon, pro programi është ok. Muhabet shqiptarësh. Më keq akoma nga ato ekspertë të emëruar disave i jepet një volum i madh pune, disa të tjerë nuk thirren njëherë hajde t’u japim punë”, tha Rama