Aktualitet

Mbledhja e kryebashkiakëve në Kryeministri, mungon Dritan Leli


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:41 - 09/07/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar ditën e sotme një takim me kryebashkiakët socialist teksa u ka thënë se puna në këtë mandate të tretë duhet të jetë 3-fish më e madhe.

Mes kryebashkiakëve socialistë të thirrur sot në takim me kreun e qeverisë Edi Rama i vetmi që mungon është kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli, sipas ABCNews.

Kujtojmë se ka patur përplasje të vazhdueshme brenda partisë, pasi Leli nuk pranoi të hiqte dorë nga posti i kryebashkiakut për të kandiduar për deputet.

Prej disa javësh socialistët e Bashkisë Vlorë kanë kërkuar takim me Dritan Lelin në ambientet e bashkisë ose teatrit “Petro Marko” por ky i fundit kërkon mbledhje online për shkak të pandemisë./Opinion.al

Pas