Kryeministri Edi Rama, është takuar ditën e sotme në Bruksel me Presidenten e Komisionit Europian Me Ursula von der Leyen, në kuadër të mbledhjes së Komitetit Ekonomik dhe Social Europian.
Ky lajm është bërë i ditur nga vetë kryeministri Rama, i cili përmes një postimi në rrjete sociale ka ndarë disa foto ku shihet së bashku me Ursula von der Leyen.
Kujtojmë se pak orë më para ai zhvilloi një takim edhe me Presidentin e Këshillit të Evropës, Charles Michel, në të cilin kishin diskutuar për të ardhmen e Shqipërisë në BE./Opinion.al