Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pasi mbledhja e Komisionit të Ekonomisë u zhvillua online, në të cilën u prezantua buxheti 2024.
Përmes një postimi në facebook, Berisha e ka konsideruar këtë veprim si një turp duke thënë se kjo gjë është bërë për të fshehur vjedhjet e mazhorancës me buxhetin.
Ndër të tjera ai thekson se kjo është shkelje e rëndë e Kushtetutës.
“Për të fshehur vjedhjet e tyre me buxhetin, mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë e bëjnë online pa opozitën. Kjo është shkelje e rëndë e Kushtetutës! Turp!”, shkruan Berisha.
Kujtojmë që mbledhja e Komisionit të Ekonomisë u zhvillua online, pasi deputetët e opozitës kanë penguar zhvillim normal të disa mbledhjeve rradhazi./Opinion.al