Pas mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës, anëtarët e opozitës kanë akuzuar kreun e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, se i hoqi fjalën opozitës gjatë kësaj mbledhjeje.
Sipas nën kryetarit të Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorian Teliti, në mbledhjen e sotme kaluan tre vendime antiligjore, ndërsa i bëri thirrje prefektit të Tiranës të mos miratojë asnjë akt.
“Sot u konsumua një vepër penale. Kur këshilltar të opozitës priteshin nga mbi 30 policë. Veliaj po gabon rëndë, i hoqi fjalën opozitës, mbajti ligjërate mashtruese dhe u largua”, tha ai.
Nga ana e tij Ilir Alimehmeti nga ana e tij u shpreh kritik për këtë mbledhje. Ai bëri me dije se inceneratorit është në sekuestro nga SPAK.
“Sot Këshilli Bashkiak i vendosi 6 mln euro të tjera në dispozicion inceneratorit që është në sekuestro. Nuk mund të ishim dakord”, tha ai.
Nga ana e tij Endrit Braimllari tha se Veliaj po punon vetëm për interesin e tij personal.
“Veliaj i çon 6 mln euro inceneratorit që është nën sekuestro nga SPAK dhe kjo është absurde”, ka thënë Braimllari.