Këshilli Kombëtar i PD i thirrur nga Gazment Bardhi ka ngarkuar një grup deputetësh të ndjekin të gjitha hapat ligjor dhe statutor për zbatimin e vendimit të Këshillit, si dhe për përfaqësimin e Partisë Demokratike, në rrugë ligjore për të kundërshtuar çdo akt që bie ndesh me vendimin.
Mësohet se Këshilli Kombëtar i PD, si organi më i lart drejtues i Partisë, i ka autorizuar deputetët që në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë të kërkojnë çregjistrimin e ish-Kryetarit të dorëhequr të PD Lulzim Basha nga regjistri i partive politike, bazuar edhe në vendimin e KAS për dorëheqjen e tij, që është lënë në fuqi nga gjykata.
Kjo mbledhje ka nisur që prej orës 19:00 dhe po marrin pjesë 245 anëtarë nga 453 gjithsej, duke plotësuar kuorumin e nevojshëm.
Gjatë kësaj mbledhje Këshilli Kombëtar i PD ka vendosur të anulojë zgjedhjet e datës 29 Korrik 2023, duke e konsideruar procesin antistatutor dhe farsë./Opinion.al