Politikë

Mbledhja e Këshillit Politik, ambasadorja e SHBA reagon për “zgjedhoren”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:17 - 28/05/20 |
Opi Nion

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar pas përfundimit të mbledhjes 4-orëshe të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, është shprehur se Reforma Zgjedhore se po  bën progres. Ajo thekson se është takuar me përfaqësuesit e palëve në tryezën e “zgjedhores”, ndërsa shton se beson që ata do të bëjnë zgjidhje të duhura.

 “Është mirë të dëgjosh se Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore po arrin më shumë progres. Jam takuar me të gjithë anëtarët e tij, Rudina Hajdarin, Damian Gjiknurin, Oerd Bylykbashin, Petrit Vasilin dhe besoj se do të bëjnë zgjidhje të mençura. Faleminderit që po vini në plan të parë të ardhmen e Shqipërisë.”/ Opinion.al

Pas