Aktualitet

Mbledhja e grupit të PD/ Si u pozicionuan deputetët, slogani i ri në selinë blu


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:51 - 31/03/22 |
Opi Nion

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike zhvilloi një mbledhje ditën e sotme. Në këtë mbledhje mori pjesë edhe ish-kryeministri Sali Berisha, edhe pse nuk i ka mbërritur zyrtarisht një ftesë për të qenë pjesëmarrës.

Ndërkohë sikurse duket edhe në fotot e mëposhtme,  mbledhja u drejtua nga Enkelejd Alibeaj ndërsa krah tij janë ulur deputetët Ervin Salianji dhe Luçiano Boçi.

Ndërkohë Sali Berisha është ulur mes deputetëve Tritan Shehu dhe Agron Shehaj.  Bie në se se në mbledhje nuk është i pranishëm ish-kryetari Lulzim Basha.

Pas vendimit të Gjykatës e cila njohu statutin e miratuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit, Sali Berisha dhe përkrahësit e tij të cilët disa u përjashtuan dhe disa u pezulluan, kanë marrë sot pjesë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD.

Në mbledhjen e grupit të PD, vihen re edhe sloganet e reja që ka vendosur Partia Demokratike.

“Më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”, thuhet në sloganin e PD që shfaqet në pamjet e mëposhtme./Opinion.al

 

Pas