Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbledhja e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, sot vendoset për avancimin e statusit të Kosovës

2024/05/27 at 9:52 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Mbledhja e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, sot vendoset për avancimin e statusit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e NATO-s, që po zhvillon punimet tre ditore në Sofie të Bullgarisë, vendos të hënën (27.05.) për avancimin e statusit të Kosovës nga vend vëzhgues në vend anëtar të asociuar të kësaj organizate.

Megjithë kundërshtimin e Serbisë çështja e avancimit të statusit të Kosovës në NATO, është futur në agjendën  e organizatës. Zyrtarisht njoftohet se deputetët e AP të NATO-s, ndër të tjera “do të vendosin për kërkesat e Maltës dhe të Kuvendit të Kosovës për t’u bërë delegacione të anëtarëve të asociuar”.

“Sfidat e vazhdueshme në Ballkanin Perëndimor do të trajtohen, ashtu si edhe strategjitë për mbështetjen e partnerëve në rrezik dhe për rritjen e angazhimit me Jugun Global”, thuhet në komunikatën e Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Qysh në mars të këtij viti Komisioni i Përhershëm i Asamblesë Parlamentare të NATO-s e ka avancuar statusin e Kuvendit të Kosovës në aleancë, ndërsa sot votohet përfundimisht.

Serbia angazhohet kundër statusit të asociuar

Delegacioni i Parlamentit të Serbisë që kryesohet nga kryeparlamentarja serbe, Ana Bërnabiq, i cili që po merr pjesë në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, përmes një letre kërkoi që Kosovës të mos i jepet statusi i anëtarit të asociuar. Edhe Instituti Ndërkombëtar për Siguri në Serbi i ka bërë thirrje AP së NATO-s që mos ta avancojë statusin e Kosovës në këtë organizatë, duke argumentuar se “do të ishte e dëmshme si për Asamblenë Parlamentare të NATO-s, ashtu edhe për proceset e stabilizimit dhe integrimin euroatlantik të Ballkanit Perëndimor”.

“Nëntë anëtarët aktualë të asociuar të Asamblesë Parlamentare të NATO-s janë nga vende të pavarura dhe të njohura ndërkombëtarisht dhe se dhënia e të njëjtit status Kuvendit të Kosovës do të ishte një precedent i rrezikshëm”, thotë Instituti Ndërkombëtar për Siguri me seli në Serbi.

Asambleja Parlamentare e NATO-s si urë lidhëse

Asambleja Parlamentare e NATO-s, ku Kosova pritet të avancojë statusin e saj, është institucionalisht e ndarë nga NATO-ja, por shërben si një lidhje e rëndësishme mes NATO-s dhe parlamenteve të vendeve anëtare. AP e NATO-os,  përbëhet nga 281 delegatë nga të 32 vendet anëtare të NATO-s. Aktualisht anëtare të asociuara në Asamblenë Parlamentare të NATO-os, janë nëntë vende  në mesin e tyre edhe Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Anëtarët e asociuar mund të paraqesin rezoluta dhe ndryshime në rezoluta dhe mund të shërbejnë si raportues special të asociuar në komitete, për të paraqitur perspektivat e tyre në raportet NATO-Asamble Parlamentare. Megjithatë, vendet me statusin e asociuar në AP të NATO-os, nuk kanë të drejtë të votojnë për raportet, rezolutat apo udhëheqjen e Asamblesë dhe as nuk kontribuojnë në buxhetin e organizatës.

KFOR e quan të pasaktë raportin e Grupit Ndërkombëtar të Krizave

Në Kosovë ka aktualisht rreth pesë mijë trupa të NATO-s, KFOR-i të cilët janë përgjegjës për ruajtjen e paqes dhe sigurisë. Në fillim të punimeve të Asamblesë Parlamentare të NATO-os, raportuesi Mark Lancaster, prezantoi pjesë të një raporti të Grupit Ndërkombëtar të Krizave, ku thuhet se “KFOR-i negocioi me sulmuesit e Banjskës” për të ikur në Serbi.

Në sulmin e 24 shtatorit të vitit të shkuar nga një grup serbësh u vra një rreshter i policisë së Kosovës, ndërsa, përgjegjësinë për këtë sulm e mori Milan Radoiçiq, deri atëherë nënkryetar i Listës Srpska, i cili tash vazhdon të qëndrojë i lirë në Serbi.

Misioni i KFOR-it në Kosovë përmes një komunikate e ka quajtur “të pasaktë raportin e Grupit Ndërkombëtar të Krizave”, pjesë të cilit u përfshinë në draftraportin, në nisje të sesionit pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, nga raportuesi Mark Lancaster. Në reagimin e KFOR-it, thuhet se “kjo nuk është e vërtetë pasi në asnjë moment KFOR-i nuk është i përfshirë në negociatat e supozuara”.

“Pasi u ftua për të përforcuar praninë e tij, KFOR-i është koordinuar ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX) për të rivendosur sigurinë në zonë. Dhuna që ndodhi në Banjskë erdhi pas një sulmi ndaj paqeruajtësve të KFOR-it në maj të 2023-s, i cili rezultoi në plagosjen e 93 pjesëtarëve të personelit të KFOR-it, disa prej të cilëve pësuan lëndime të rënda”, thuhet në reagimin e KFOR-it.

Në reagimin e KFOR-it thuhet, po ashtu, se NATO-ja vazhdon të mbajë qëndrimin se sulmuesit e Banjskës duhet të përballen me drejtësinë. “Pas dhunës, NATO-ja i ka dislokuar rreth 1000 paqeruajtës shtesë dhe forca të blinduara më të rënda në Kosovë.

Ky ka qenë përforcimi më i madh i kontingjentit tonë në Kosovë brenda një dekade, dhe kjo tregon se NATO-ja është e gatshme të ruajë paqen”, thuhet në komunikatën e KFOR-it./DW

Ju sugjerojmë

Protesta, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve
Aktualitet

Protesta, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

24 Janar, 2026 9:02 pm
Tensionet në protestë, Berisha: Jeta e qytetarëve në rrezik
Aktualitet

Tensionet në protestë, Berisha: Jeta e qytetarëve në rrezik

24 Janar, 2026 8:15 pm
Berisha: Të bashkohemi për të përmbysur këtë qeveri e për të krijuar qeveri teknike
Aktualitet

Berisha: Të bashkohemi për të përmbysur këtë qeveri e për të krijuar qeveri teknike

24 Janar, 2026 7:15 pm
Pas fjalës së Berishës, policia shpërndan protestuesit me ujë dhe gaz lotsjellës
Aktualitet

Pas fjalës së Berishës, policia shpërndan protestuesit me ujë dhe gaz lotsjellës

24 Janar, 2026 7:10 pm
Ervin Salianji në protestën e PD me grupin e demokratëve të Korçës
Aktualitet

Ervin Salianji në protestën e PD me grupin e demokratëve të Korçës

24 Janar, 2026 6:36 pm
Live/Luçiano Boçi çel fjalimet në protestë: Na ka thirrrur rezistenca
Aktualitet

Live/Luçiano Boçi çel fjalimet në protestë: Na ka thirrrur rezistenca

24 Janar, 2026 5:57 pm
Protesta/Kordoni policor vendoset përpara Kryeminitrisë, Berisha në seli
Te Fundit

Protesta/Kordoni policor vendoset përpara Kryeminitrisë, Berisha në seli

24 Janar, 2026 5:21 pm
Vrau bashkëshorten në prani të fëmijës, mbetet në burg përjetë Liridon Berisha
Kronikë

Vrau bashkëshorten në prani të fëmijës, mbetet në burg përjetë Liridon Berisha

24 Janar, 2026 4:01 pm
Studimi/ Dhjami i trupit luan një rol të rëndësishëm në shëndetin fizik dhe mendor
Life Style

Studimi/ Dhjami i trupit luan një rol të rëndësishëm në shëndetin fizik dhe mendor

24 Janar, 2026 2:50 pm
Berisha mesazh para protestës: Sot dita e ngadhënjimit mbi të keqen
Kryesore

Berisha mesazh para protestës: Sot dita e ngadhënjimit mbi të keqen

24 Janar, 2026 1:26 pm
Para
Tentuan të kalojnë lumin Osum me automjet, punonjësit e zjarrfikëses shpëtojnë dy persona në Poliçan

Tentuan të kalojnë lumin Osum me automjet, punonjësit e zjarrfikëses shpëtojnë dy persona në Poliçan

Vrasje me armë zjarri në Shkup/ Humb jetën reperi i njohur, plagosen dy të tjerë

Vrasje me armë zjarri në Shkup/ Humb jetën reperi i njohur, plagosen dy të tjerë

Do të merrte kokainën e ardhur nga Shqipëria në Angli, policia shpall në kërkim 37-vjeçarin

Do të merrte kokainën e ardhur nga Shqipëria në Angli, policia shpall në kërkim 37-vjeçarin

TE FUNDIT

Protesta, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

Protesta, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve
24 Janar, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga selia e partisë që ai drejton, u shpreh se “narkopolicia përdori në agresivitet...

Lexo më shumë

Tensionet në protestë, Berisha: Jeta e qytetarëve në rrezik

Tensionet në protestë, Berisha: Jeta e qytetarëve në rrezik
24 Janar, 2026

Tensione kanë shoqëruar protestën e Partisë Demokratike e zhvendosur përpara parlamentit. Forcat  e rendit kanë ndërhyrë me hedhjen e ujit...

Lexo më shumë

Berisha: Të bashkohemi për të përmbysur këtë qeveri e për të krijuar qeveri teknike

Berisha: Të bashkohemi për të përmbysur këtë qeveri e për të krijuar qeveri teknike
24 Janar, 2026

Kreu i PD Sali Berisha, në foltorja e protestës kombëtare ka bërë thirrje bashkimi për përmbysjen e qeverisë, ndërsa është...

Lexo më shumë

Pas fjalës së Berishës, policia shpërndan protestuesit me ujë dhe gaz lotsjellës

Pas fjalës së Berishës, policia shpërndan protestuesit me ujë dhe gaz lotsjellës
24 Janar, 2026

Sheshi përpara godinës së Kryeministrisë tashmë është zbrazur. Në përfundim të fjalës së kryetarit të PD-së Sali  Berisha, protestuesit përdsorën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com