Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbi 80% e hoteleve të Tiranës, të prenotuar në fundjavë

2024/05/06 at 4:27 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbi 80% e hoteleve të Tiranës, të prenotuar në fundjavë

Pikëtakimi i turistëve të huaj që vijnë për të eksploruar Shqipërinë nga mali në det, është padyshim Tirana.

Në atraksionet kryesore të kryeqytetit sot sheh më shumë turistë sesa shqiptarë.

“Kemi rënë në dashuri me Shqipërinë, kemi ardhur dje në Tiranë, na pëlqen historia, po vizitojmë gjithë qytetin, sheshin qëndror. Jemi nga Kanadaja.

Jam nga Polonia. Është dita jonë e fundit këtu në Tiranë, kemi shkuar dhe në Durrës, ndërsa nesër do vizitojmë Beratin. Çmimet janë të përballueshme.”

 “Jam nga Austria, njerëzit që kemi takuar janë shumë miqësor, më pëlqen vërtet kultura e makinave këtu, ka makina shumë të bukura. Në përgjithësi është një destinacion i përballueshëm dhe i lezetshëm për t’u vizituar.”

“Po na pëlqen shumë Tirana, do e eksplorojmë sot edhe më shumë do shkojmë te kisha ortodokse, po ashtu te Bunkarti.”

Fluksi i lartë i turistëve reflektohet edhe në rezervimet e shtuara, ku vetëm përgjatë fundjavës deri në 80% e strukturave akomoduese janë të zëna.

Zak Topuzi, shoqata e Hoteleri-Turizmit: Pothuajse 70-80% janë të zëna. Fundjava është pothuajse e zënë dhe grupet janë nga më të ndryshmet, gjermanë, italianë, francezë, nodrikë, nga vendet e Lindjes.

Çmimet e arsyeshme, thonë turistët janë një vlerë e shtuar për Shqipërinë turistike.

“Shumë lirë, fantastike, sidomos akomodimi, ne jetojmë në Skoci dhe atje çmimet janë trefish më të larta.”

“Deri tani çmimet kanë qenë shumë të arsyeshme, kështu që jemi shumë të kënaqur. Është hera jonë e parë dhe do doja të kishim më shumë ditë në itinerar për ta vizituar kështu që mbase do kthehemi sërish. Më pëlqejnë shumë parqet dhe arkitektura këtu. “

Që në muajin Maj, shumica e strukturave akomoduese në kryeqytet janë rezervuar.

Zak Topuzi, shoqata e Hoteleri-Turizmit: Dhe ky vit duket i mbarë, një pjesë e mirë e rezervimeve për sezonin kryesisht Qershor deri në fund të Gushtit janë gati 70% të rezervuara. Përmirësimet e dukshme në infrastrukturë, në qendrën e qytetit, konferencat që zhvillohen, i kanë dhënë jetë Tiranës.

Ky trend pritet të sigurojë kështu një tjetër sezon të suksesshëm turistik.

Tv Klan

Ju sugjerojmë

Vengu: Shqipëria do të prodhojë anije ushtarake me Italinë
Aktualitet

Vengu: Shqipëria do të prodhojë anije ushtarake me Italinë

13 Nëntor, 2025 3:46 pm
Shqipëria dhe Italia firmosin 16 marrëveshje, 8 prej tyre në fushën e mbrojtjes
Aktualitet

Shqipëria dhe Italia firmosin 16 marrëveshje, 8 prej tyre në fushën e mbrojtjes

13 Nëntor, 2025 3:43 pm
Reforma zgjedhore, BE dhe KiE: Zbatoni rekomandimet e OSBE dhe Venecias
Kryesore

Reforma zgjedhore, BE dhe KiE: Zbatoni rekomandimet e OSBE dhe Venecias

13 Nëntor, 2025 3:31 pm
Vodhi 100 mijë portofola kriptovalutash, pranga 38-vjeçarit shqiptar në Greqi
Kronikë

Vodhi 100 mijë portofola kriptovalutash, pranga 38-vjeçarit shqiptar në Greqi

13 Nëntor, 2025 3:02 pm
Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku paraqitet në SPAK
Aktualitet

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku paraqitet në SPAK

13 Nëntor, 2025 2:25 pm
Mbledhja mes qeverive Shqipëri-Itali, Rama pritet me ceremoni nga Meloni
Kryesore

Mbledhja mes qeverive Shqipëri-Itali, Rama pritet me ceremoni nga Meloni

13 Nëntor, 2025 1:12 pm
“21 Janari”, Berisha: Shkoj në SPAK, por kam vetëm një kusht…
Kryesore

“21 Janari”, Berisha: Shkoj në SPAK, por kam vetëm një kusht…

13 Nëntor, 2025 1:09 pm
SPAK merr nën hetim për tre vepra penale ish-drejtorin e burgjeve
Kronikë

SPAK merr nën hetim për tre vepra penale ish-drejtorin e burgjeve

13 Nëntor, 2025 12:36 pm
Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
Kryesore

Deputetet e opozitës kërkesë Begaj: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore

13 Nëntor, 2025 12:34 pm
Gjykata Kushtetuese cakton datën e seancës për padinë e Sali Berishës
Aktualitet

“Kushtetuesja” cakton datën për ankimimin e Sali Berishës

13 Nëntor, 2025 12:21 pm
Para
Protestat pro-palestineze mund të ndikojnë në zgjedhjet e nëntorit për Shtëpinë e Bardhë

Protestat pro-palestineze mund të ndikojnë në zgjedhjet e nëntorit për Shtëpinë e Bardhë

Presidenti Begaj takon Papa Franceskun në Vatikan

Presidenti Begaj takon Papa Franceskun në Vatikan

Tragjedia në Shkodër/ Balla: Dyshohet se trupi i nënës dhe djalit ndodhen po në zonën ku…

Tragjedia në Shkodër/ Balla: Dyshohet se trupi i nënës dhe djalit ndodhen po në zonën ku…

TE FUNDIT

Vengu: Shqipëria do të prodhojë anije ushtarake me Italinë

Vengu: Shqipëria do të prodhojë anije ushtarake me Italinë
13 Nëntor, 2025

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu zbuloi nga Roma detaje rreth marrëveshjeve që u firmosën sa i përket fushës së mbrojtjes,...

Lexo më shumë

Shqipëria dhe Italia firmosin 16 marrëveshje, 8 prej tyre në fushën e mbrojtjes

Shqipëria dhe Italia firmosin 16 marrëveshje, 8 prej tyre në fushën e mbrojtjes
13 Nëntor, 2025

Shqipëria dhe Italia kanë firmosur sot 16 marrëveshje bashkëpunimi gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në Romë. Këto marrëveshje...

Lexo më shumë

Reforma zgjedhore, BE dhe KiE: Zbatoni rekomandimet e OSBE dhe Venecias

Reforma zgjedhore, BE dhe KiE: Zbatoni rekomandimet e OSBE dhe Venecias
13 Nëntor, 2025

Reformë zgjedhore të plotë dhe gjithëpërfshirëse, kërkoi ambasadori i BE në Shqipëri. Silvio Gonzato theksoi se është e nevojshme që...

Lexo më shumë

Vodhi 100 mijë portofola kriptovalutash, pranga 38-vjeçarit shqiptar në Greqi

Vodhi 100 mijë portofola kriptovalutash, pranga 38-vjeçarit shqiptar në Greqi
13 Nëntor, 2025

Policia greke ka arrestuar një shqiptar të dyshuar për vjedhjen e 100 mijë portofolave kriptovalutash. Në pranga ka rënë shtetasi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com