Italia vijon të regjistrojë shifra të larta të personave të infektuar me COVID-19. Në 24 orët e fundit në këtë shtetet janë shënuar 7,230 të infektuar me koronavirus nga 212,227 teste të kryera.
Autoritetet shëndetësore deklarojnë se gjatë këtij harku kohor, kanë humbur jetën 27 qytetarë, ndërkohë numri i të shëruarve për sot ishte 3,371 të shëruar.
Në kujdesin intensiv janë 268. Në total, numri i të infektuarve në Itali ka shkuar në thuajse 4,4 milionë kurse bilanci i viktimave është 128,163. / Opinion.al