Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbi 600 terroristë potencialë në Gjermani

2020/11/04 at 3:37 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Mbi 600 terroristë potencialë në Gjermani

Sa i rrezikshëm është ekstremizmi islamik e dëshmojnë sulmet në Vjenë dhe në Francë. Autoritetet e sigurisë në Gjermani thonë se aktualisht ka 627 persona të rrezikuar me idetë terroriste islamike.


Të paktën një atentator në Vjenë ishte i njohur për policinë austriake. 20-vjeçari i vrarë të hënën (2.11) në vendin e sulmeve ka qenë i njohur për organet e sigurisë, sepse ai disa herë është përpjekur të shkojë të luftojë në radhët e të ashtuquajturit Shteti Islamik. Por duket se atuoritetet nuk kanë besuar se ai mund të përfshihet në një sulm terrorist në Austri.

Ndryshe është gjendja me 627 persona, sipas të dhënave nga 1 shtatori 2020, që nga autoritetet e sigurisë në Gjermani renditen në radhët e personave që mund të ushtrojnë akte terroriste. Ndër ta është edhe 20-vjeçari nga Siria, Abdullah al-H., i cili me 4 tetor në Drezden sulmoi një çift homoseksual me thikë duke i plagosur rëndë. Një prej burrave ka vdekur pak më vonë.

Autoritetet gjermane pohojnë se rreziku në Gjermani “mbetet në nivel të lartë”. Gjermania edhe më tej është në listën e vendeve që konsiderohen si shënjestër e mundshme e organizatave terroriste. Në fillim të korrikut u publikua një raport për vitin 2019, ku thuhet se autoritetet kanë evituar disa sulme terroriste.

Si tepër të rrezikshëm konsiderohen personat dhe individët e motivuar nga organizatat terroriste, sepse kontrollimi i tyre është shumë i vështirë.

Çfarë do të thotë person me rrezikshmëri?

Person me rrezikshmëri është një nocion i futur në përdorim nga forcat e sigurisë, me të cilin përshkruhen personat të cilët potencialisht mund të kryejnë vepra të dhunshme me motive politike. Autoritetet e sigurisë nuk mund të arresojnë personat e tillë, deri sa ata nuk mund të fajësohen me vepra konkrete të dënueshme me ligj.

Por ndërkohë vet anëtarësia në një organizatë terroriste konsiderohet si vepër penale. Ndalohet me ligj edhe përgatitja dhe mbështetja e një vepre penale, ku mund të përfshihen edhe veprimet e këtyre personave.

Personat me rrezikshmëri dhe “personat relevantë”

Karshi personave me rrezikshmëri në Gjermani ka edhe rreth 500 “persona relevantë”, të cilët janë në shënjestër të autoriteteve të sigurisë. Këta mund të jenë persona udhëheqës, mbështetës apo persona të tjerë që veprojnë përbrenda spektrit terrorist dhe për të cilët dyshohet se mund të mbështesin apo organizojnë ndonjë sulm. Ndër personat relevantë janë edhe shoqëruesit e personave të rrezikuar dhe ata që mbajnë kontakte me ta.

Në mesin e rreth 300 personave të kthyer nga Siria në Gjermani, me 1 korrik, si të rrezikuar janë radhitur 109, ndërsa 90 si “persona relevantë”.

Qeveria federale pohon se terrorizmi islamik në Gjermani ka një potencial prej rreth 30.000 personash të cilët në forma të ndryshme mund ta mbështesin atë. Rreth 12.000 prej tyre vijnë nga skena salafiste.

Si mund të veprohet me ta?

Çdo person me rrezikshmëri analizohet në veçanti nga autoritetet e sigurisë dhe më pas merren masat e caktuara ndaj tij. Policia nuk jep shumë detaje për masat që ndërmerren kundër këtyre personave. Por ndër masat janë mbikqyrja, kontrollet e deri tek mbikqyrja tërë kohën nga autoritetet policore e këtyre personave, që kushton shumë. Autoritetet thonë se për një person me rrezikshmëri, i cili duhet të mbikqyret tërë kohën, nevojitet angazhimi i 25-30 policëve. Ndaj kjo masë parashikohet vetëm për personat me rrezikshmëri.

A dëbohen personat me rrezikshmëri?

Pas sulmeve terroriste gjithmonë hapen debatet për mundësinë e dëbimit të personave për të cilët dyshohet se mund të kryejnë ndonjë sulm terrorist. Si për shembull, pas sulmit terrorist në Dresden, kur ministri i Brendshëm, Horst Seehofer kërkonte krijimin e mundësisë për dëbimin e personave me rrezikshmëri.

Por për dëbimin e këtyre personave duhet të plotësohen edhe disa kushte, ndonëse në përgjithësi mund të thuhet se kjo është e mundshme. Prej vitit 2017 deri në vitin 2019 janë dëbuar 93 persona me rrezikshmëri dhe persona relevantë. Por ky proces është i vështirë dhe i gjatë që dëshmon edhe rasti i terroristit Anis Amri, i cili në Berlin ka vrarë 12 perosna, në dhjetor të vitit 2016. Amri kishte të paktën 14 identitete të ndryshme dhe deri në përcaktimin e identitetit të vërtetë është kërkuar një kohë e gjatë. Kjo ka ndodhur vetëm dy ditë pas sulmit terrorist.

Por shumica dërmuese e personave me rrezikshmëri kanë nënshtetësi gjermane, pra pasaportë gjermane./ DW



Ju sugjerojmë

Merz: “Izraeli po bën punët e pista për të gjithë ne”
Bota

Merz: “Izraeli po bën punët e pista për të gjithë ne”

20 Qershor, 2025 10:44 am
Drejt fundit numërimi i votave të diasporës për kandidatët
Aktualitet

Dita e tretë e rinumërimit për Tiranën/ Në 218 kuti: PS humb 108 vota, PD 106

20 Qershor, 2025 10:36 am
Deputetët e rinj të PS nisin sot zyrtarisht “shkollën”/ Selia rozë i përgatit për…
Aktualitet

Deputetët e rinj të PS nisin sot zyrtarisht “shkollën”/ Selia rozë i përgatit për…

20 Qershor, 2025 10:30 am
Kultivuan 8 miniparcela me kanabis.Iu gjetën 20 mijë €, armë e municion, 2 në pranga
Aktualitet

Kultivuan 8 miniparcela me kanabis.Iu gjetën 20 mijë €, armë e municion, 2 në pranga

20 Qershor, 2025 10:24 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Aktualitet

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës

20 Qershor, 2025 10:10 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Kallëzohet nga një e mitur se e ngacmoi seksualisht, pranga 39 vjeçarit

20 Qershor, 2025 10:04 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Aktualitet

Fushë-Krujë/ Të shtëna me armë zjarri drejt një lokali. Detajet nga ngjarja

20 Qershor, 2025 9:52 am
Trump e konsideroi një “shënjestër të lehtë”/ Khamenei: Beteja fillon
Bota

Khamenei: Izraeli po ndëshkohet tani. Përgjigjja më e vogël ndaj krimeve të kryera

20 Qershor, 2025 9:51 am
Tiranë/ Spanjolle, kolumbiane, ruse, goditet rrjeti i prostitucionit, në pranga 7 vajza
Aktualitet

Durrës/ Përshtatën vilën me qira për shfrytëzim prostitucioni, arrestohen 4 kineze

20 Qershor, 2025 9:34 am
Iran-Izrael: A ka diplomacia ende një shans?
Bota

Iran-Izrael: A ka diplomacia ende një shans?

20 Qershor, 2025 9:12 am
Para
Deklarata e Bashës, Çomo: Gënjeshtër, lëndon përpjekjet e mjekëve

Deklarata e Bashës, Çomo: Gënjeshtër, lëndon përpjekjet e mjekëve

Arrestohet ish-zëdhënësi i UÇK, pritet të dërgohet në Hagë

Arrestohet ish-zëdhënësi i UÇK, pritet të dërgohet në Hagë

SHBA bëhet vendi i parë që tërhiqet nga Marrëveshja e Parisit për Klimën

SHBA bëhet vendi i parë që tërhiqet nga Marrëveshja e Parisit për Klimën
















TE FUNDIT

Merz: “Izraeli po bën punët e pista për të gjithë ne”

Merz: “Izraeli po bën punët e pista për të gjithë ne”
20 Qershor, 2025

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka shkaktuar debate të shumta me deklaratën e tij se "Izraeli po bën punët e pista...

Lexo më shumë

Dita e tretë e rinumërimit për Tiranën/ Në 218 kuti: PS humb 108 vota, PD 106

Drejt fundit numërimi i votave të diasporës për kandidatët
20 Qershor, 2025

Sot, 20 qershor, dita e tretë e rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës. Deri më tani, janë hapur 218...

Lexo më shumë

Deputetët e rinj të PS nisin sot zyrtarisht “shkollën”/ Selia rozë i përgatit për…

Deputetët e rinj të PS nisin sot zyrtarisht “shkollën”/ Selia rozë i përgatit për…
20 Qershor, 2025

54 deputetët e rinj të Partisë Socialiste, të dalë nga zgjedhjet e 11 majit, nisin sot zyrtarisht “shkollën verore”. Ata...

Lexo më shumë

Kultivuan 8 miniparcela me kanabis.Iu gjetën 20 mijë €, armë e municion, 2 në pranga

Kultivuan 8 miniparcela me kanabis.Iu gjetën 20 mijë €, armë e municion, 2 në pranga
20 Qershor, 2025

Finalizohet në Kavajë pas 1 muaj hetimesh operacioni policor i koduar “Lekaj”.  Vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallen në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com